• |
ide | kryesore

COVID-19 i merr jetën të riut nga Librazhdi që studionte për mjekësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Emiljano Tola, student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë ka ndërruar jetë pas infektimit nga virusi Covid-19. 21-vjeçari Tola, me origjinë nga Librazhdi, ka qenë i shtruar në një prej spitaleve COVID dhe ditën e sotme ka humbur betejën me virusin. Lajmi është ndarë nga faqja zyrtare në Facebook e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, duke i shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.

“Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe!” thuhet në postim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *