• |
ide | kryesore

Shehi: Shqiptarët ta bëjnë vaksinën ruse dhe kineze edhe pse Rama po i përdor për pazare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i bën thirrje shqiptarëve që t’i bëjnë edhe vaksinat ruse apo kineze. Në një komunikim në rrjetet sociale, Shehi thotë se Rama po i përdor këto vaksina për pazare me Arabinë dhe Turqinë. Sipas tij, nuk është e nevojshme të përdoren këto dy shtete për të marrë vaksinat nga Kina dhe Rusia. Shehi shpreson që vaksinat e tjera kur të vijnë të jenë evropiane.

“Kanë ardhur vaksinat kineze dhe ruse. Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, që deri më sot të ishin vaksinuar 10%, por janë vaksinuar vetëm 2%.

Vaksinat mirë se erdhën kineze ose ruse, e di se janë më pak eficente, e di që perëndimi është dyshues. Unë them që mos përdoren politikisht. Nëse ishin për tu marrë ruse dhe kineze, këto janë shtete të mëdhaja dhe kanë dinjitet të vetin, mund të merreshin direkt. Për të marrë vaksinë kineze shkohet në Turqi, për të marrë rusen duhet të shkohet në Arabi. Përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht.

E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horrllëqeve të kësaj qeverie se po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende. Nuk bëhet pazar me shëndetin e shqiptarëve me vende të dyshimta. Unë po them, faleminderit për vaksinën, por shpresoj që vaksinat e tjera të jenë evropiane. Por edhe nëse do jenë kineze apo ruse, Kina dhe Rusia janë më serioze se nga këto që i kanë marrë”, – tha Shehi.



8 Comments

  1. Me pelqen qe me ne fund njeri nga opozita eshte i qarte per kete pune. Ai qe prisja ne fakt. Boll me oportunizem

  2. Prandaj sdo fitojn keto te opozites, ore mir apo keq mbaj i ane, gjith opozita kunder del Daja thot pro, edhe neser tall trapin Ramazani

  3. Kto karat jane bo me hije.
    U morren me te vdekmit e me certifikatat e vdekjesper te thone sa e keqe osht qeverija.
    Sa here u sorollatshin studiove tu thone qe vaksinat nuk po vijne, serbija kshu e Izraeli ashtu….
    Per turp te zotit, nxorren foto nga morgu, e publikoshin intervista me militante partije, per te thone sa keq jane spitalet e Rames….
    Kur erdhen vaksinat fillun tu thone jo po vendi origjines, jo po jane bo ne indi dhe jo ne Belgjike….

    Tani qe filloi vaksinimi masiv, dalin e thone qe Rama e perdor per “pazare”

    Ik me Dash se ke 30 vjet qe na ca drasa me keq se Saliu.

  4. Në ‘97, mijëra nëna e gra shqiptare futën në dhe bijtë e burrat e tyre dhe u veshën me të zeza, shumë të tjerë u depresuan e përfunduan në dëshpërim madje edhe në çmendinë, kurse autorët u lanë të lirë që të organizonin kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 98 me alibinë e vrasjes së Azem Hajdarit; u lëshuan si të tërbuar për pushtimin e institucioneve. U lanë prapë të lirë, e më pas ngritën fabrikën e vdekjes në Gërdec. Djemtë amerikanë të Gërdecit u dënuan kurse djemtë shqiptarë, i biri i Saliut dhe ish ministri i mbrojtjes u lanë të lirë. E hëngri Kosta “aksidentalisht” në gjueti !

    Përsëri të njëjtët autorë, vrasës, kusarë, sadistë, mashtrues, gënjeshtarë. Dhe përsëri nuk u ndëshkuan! U lanë të lirë që të organizonin vrasjen e 4 baballarëve që protestuan për bukën e gojës pas videos ku tregohej korrupsionin me pushtetin. Kush u dënua?! Asnjë edhe sot e kësaj dite por përkundrazi sot janë kapo partie e synojnë të riciklohen përsëri për të vazhduar misionin e tyre ” të fitores së errësirës mbi dritën” .E bere vaksinen o byrektori pd miu i haleve të Lalzit,prandaj flet jerm si lakuriq kinez qe je

  5. O popull mos e bej vaksinen se do ju vrase ajo do shkaktoje semundje te tjera ne trupin tuaj me pas do qani ne agoni per fatin tuaj te keq kur ti shihni ata qe nuk ane vaksinuar shendoshe e mire dhe ju duke vuajtur nga semundjet kush mund ti shpetoje ndeshkimit te Zotit ku mund te fshihet njeriu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *