• |
ide | kryesore

Basha: Ulim çmimin e naftës me 24 lekë, taksa e sheshtë ndihmon të varfrit dhe jo oligarkët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se me ardhjen në pushtet, çmimi i naftës do të ulet me 24 lekë të reja.

“Ulja e çmimit me 24 lekë të reja do të jetë vetëm një aspekt. Për këtë të jeni të sigurt se nuk kam unë asnjë sinkron të tillë. Se edhe njëherë po ju them kur thoja unë që do të heqim vizat keni ulur kokat, por sot i kemi kokat lart se vizat i kemi hequr dhe çmimi i naftës do të ulet me 24 lekë. Ky do të jetë vetëm një nga masat që do të sjelli një efekt çlirues, pozitiv për ekonominë shqiptare. Vetëm taksa e sheshtë 9% dhe ulja e sigurimeve shoqërore në 18% do të çlirojë një energji ekonomike që është ndrydhur sot”.

Basha theksoi gjithashtu se taksa e sheshtë është për shtresën e mesme dhe pagat mesatare.

“Ata që ju i quani oligarkë që gjoja paguajnë 15% ata sot në fakt marrin 2.2 miliardë euro të shqiptarëve. Ata janë një grusht njerëzish të cilët nuk i gjen pothuajse kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme se ata rrallë herë i gjen më larg se 10 minuta larg kryeministrit, të këtij kryeministri. Ata janë ortakët e kryeministrit, ata kanë marrë vetëm kontrata publike 2.2 miliardë euro.

Pra një grusht njerëzish të cilëve ti i jep koncesione, PPP-ra, ti ju jep tendera me çmimin pesë fish të punës që duhet ë kryej mos ja qaj hallin e tij që ky po ju merrka taksa, sepse ai 15% që pretendon që i merr, ja jep 50 herë, 100 herë më shumë përmes aferave, e para. E dyta, po j’ua them dhe një herë, taksa e sheshtë funksionon për shoqërinë, funksionon për shtresën e mesme, funksionon për pagat mesatare, funksionon për njerëzit me të ardhura më të ulëta, lufton evazionin.

Rritja e taksave, po ta përsëris dhe një herë, qoftë kjo taksa e naftës apo tatim fitimi, çdo biznes dhe në veçanti bizneset e mëdha ja kalojnë dretpërdrejtë konsumatorit, pra qytetarit të thjesht, pra bukës së gojës, pra çmimit të qumështit. Hyjmë më në fund një debati thelbësor, të cilin kundërshtari do ta shmang këto 3 javë që ka mbetur nga fushata, është fare e thjesht. Taksa e sheshtë, forcon ekonominë, lufton evazionin dhe ndihmon njerëzit”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu demokrat ka prezantuar edhe një aplikacion për taksën e sheshtë, ku qytetarët do të kenë mundësi të llogarisin automatikisht përfitimet e kësaj takse. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. ore ju kokpalare e shpellare te lapsit , shoke lufte te sali berishes sali lushes mul nokes sahit dollapit gon kulicit arben ibros erzen brecanit shkelzen alise dhe ca ropqirave te tjere si kta qe malokt qe lartpermenda. ca do beni me kete loqen lulin kur te humbi prap mbas 25 ditesh o ju qift kina nonen?

  2. Et con il fesso , che ne facciamo, dopo le elezioni ????
    Spero che o ragazzi del vecchio vampiro, non li facciano del male …
    Sarebbe molto buone per il zoo.

    Johnny ,,, Johnny .. voltati .
    Voltati Johnny. Ti saluta Cozzamara .

  3. Doni te vini ne pushtet qe te sillni Gedecin dhe 21 janarin e dyte thotë:

    Lapsi eshte sherbetor i sb dhe lulus. Ne p … te semes do veni ne 26 prill se Rama e ka te sigurte fitoren o koqet e Lapsit.

  4. Top gjirizi kanal minjsh,Balkan Web,Tema, Klan tv,Report tv,Vizion+ dhe te gjitha kanalet RTSH etc,etc jane media te kapura ne sherbim te kelyshit neo -bolshevik Ramut Kokaina.

    POSHTE RILINDJA!!!

    VDEKJE KOMUNISTAVE!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *