• |
ide | kryesore

Vettingasit shqiptarë sfidojnë ndërkombëtarët. Elisabeta Imeraj konfirmohet kryeprokurore e Tiranës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës.


Imeraj u konfirmua në detyrë unanimisht.


Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej fillimisht të premten, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK. Vetëm një orë më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me vota unanime e emëroi përsëri subjektin e rivlerësimit në krye të prokurorisë së kryeqytetit.

Prapaskenat/ Si po i shpëtojnë vettingut njerëzit e “drejtësisë së re”

Vendimi i KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur një javë më parë, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Vettingu i kryeprokurores së Tiranës përplas fort ndërkombëtarët me shqiptarët

Gjatë një përplase që zgjati prej më shumë se 5 orë, Jacobs deklaroi se kryprokurorja e Tiranës kishte ushtruar nëpërmjet një ‘përpjekje të organizuar’  ndikimin të paligjshëm në proces.

Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij.

Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.

Jacobs aludoi se anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së po i fshihnin faktet e rënda nga seanca dëgjimore.

Imeraj i mohoi me forcë akuzat e Jacobs si trillime të pavërteta.

Jacobs nuk ishte prezent në seancën e shpalljes së vendimit. Ai ishte zëvendësuar nga vëzhguesi tjetër i ONM-së Ferdinando Buatier.

Reporter.al

15 Comments

  1. Po kush jane vetingasit ?Femijet e niper e ish kupoles komuniste qe u mbeshteten nga Amerika dhe Sorros!!!!

    Ata tanime jane te plotfuqishem.Nuk pyesin fare!!!Ata tanime luftojne armiqte e brendeshem e te jashtem.

    Vetem 25 Prilli dhe ndryshim rrenjesor te atyre ligjeve qe jane kaluar ne kuvendin monist dhe mbi te gjitha organikat.

  2. Vetingun e kalojne vetem ish komunistat ose pjellet e tyre sa vetem ata jane te ndershem dhe bejne drejtesi ne kete vend,Ish hetuesi i diktatures Fatmir Xhafa punoj forte, psh qe ne krye te ASPAKUT te emeronte nje hetues se kohes se dikyatures.Kane tete vite ne pushtet qe vjedhin e pjerdhin dhe s’u hyne gjemb ne kembe ,drejtesia qe duam.

  3. “Reformen ne drejtesi” si cirk e nisen dhe si cirk po e perfundojne, ne keto vite kane ndryshuar vetem kllounet nderkombetare.

  4. Pak ditë më parë, Rrushaj postoi në profiling e tij në Facebook një video ku promovon sportin, në një prej hapësirave që Lulzim Basha kur ishte kryetar bashkie e kishte përcaktuar për ndërtim pallati, kurse Veliaj e shpronësoi dhe e ktheu në fushë futbolli për komunitetin.

    Rrushaj nuk është ndalur as sot, kur ka publikuar disa foto në një fushë volejbolli te Njësia 4, edhe ky një terren sportive i rehabilituar nga Veliaj. Veliaj e ka thënë edhe më herët se terrenet sportive dhe hapësirat publike po krijohen që të përdoren nga të gjithë, si të majtët, edhe të djathtët. Por, PD-ja ka shkuar edhe më tej, investimet e Veliajt i përdor edhe për xhirimin e spoteve publicitare.O byrektor qe i thua kesaj ymeraj prokurorja e familjes berisha,prokurorja e CD qe hajdarmataj dergoje të Bildi i lulzimes,kjo eshte komuniste dhe pjelle e familjes berisha

    1. Te te bej nje pyetje o i paemer i ores 14:38? A je zdroms, apo je ne ndonje lidhje me ndonje zdroms?

  5. kjo zonje ka bashkeshortim trafikant te qenjeve njerezore, i denuar ne milano per pedhunim, bashke me vellain, i njeh gjithe duresi se ç fare krimineli eshte. kjo zonje ka abuzuar me detyren, duke mare si shperblim, shume euro dhe prona, shantazhe perfaqesuesit te huaj, duke e perndjekur me njerez te paguar, per ta fotografuar. mire i behet ketij populli, nje kryeprokurore me nje burre perdhunus, trafikant femrash,kriminel. e gezofshi o qytetare te tiranea dhe te huaj

  6. Epo te iki Genci Qana nga vetingu dhe te rrije kjo nuk ka b.the te rrije..Dmth si cdo reforme edhe Reforma ne Drejtesi kapitulloi pa kushte dhe ne menyren me te turpshme te mundshme.E nisem si Reforme Europiane dhe perfunduam ne Reforme Made in Djibuti.. Kjo dihej me kohe qe Babloku se leshonte kete pasi ai vete e dirigjon reformen..

  7. Dhe kur thone qe vetingun e “monitorojne nderkombetaret dhe ska shanse qe te kaloje vetingun ndonje qe se meriton”:)))).

    Keto se rrujne per nderkombetare por i kane mare tju japin ate rroge me leket e Sorres per te na mbush mendjen ne qe ‘kemi nderkombetare qe na vezhgojne”. Vu vetingu me keto anetret qe te mernin 50,000 leke per provim ketu e 20 vjet me pare, mendo sa e kane piacen tani.

  8. në 26 maj të vitit 2016, Berisha i drejtohet me këtë shkresë KQZ-së, ku kërkon të korrigjojë formularin, për të shtuar shënimin se ka ndryshuar emrin nga Salih në Sali si dhe datën e lindjes nga 01.07.1944 në 15.10.1944. Me këto të dhëna, Sali Berisha mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2017, të dhëna të cilat megjithatë nuk përputhen me të dhënat në regjistrin e gjendjes civile. Në 10 mars 2021, Berisha ka dorëzuar një tjetër formular në KQZ, tashmë në kuadër të paraqitjes së dokumentacionit për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Edhe ky formular ndryshon nga dy formularët e mëparshëm.

    Në formularin e fundit, në rubrikën ‘gjeneralitetet e mëparshme’, Berisha heq datën e lindjes 01.07.1944 dhe vendos vetëm ‘korrik të 1944’, ku sqaron se kjo datë është korrigjuar nga gjendja civile e kohës, duke pasqyruar datën reale – 15.10.1944. Në fakt, ka dyshime të forta se Berisha e ka afruar ditëlindjen e tij me atë të Enver Hoxhës, të cilit i shërbeu me zell deri kur mori drejtimin e PD-së, për të mos e lëshuar më.

  9. Piaca tani ka vajtur deri 300 mijë Euro. Në rastin konkret, ishte piaca e Kryeministrit. Më në fund u tha me firmë dhe vulë që REFORMA U VARROS sepse ajo vdiq pa bërë 40 ditë. Mendoni sa djem e vajza të shkëlqyer janë shkarkuar ME TË PA DREJTË nga këta trimat e Vetingut.
    Asnjëherë nuk do kemi shtet sa kohë që goditet një pushtet si ai Gjyqësor me METODA BOLSHEVOKE.
    TURP! TURP E FAQJA E ZEZE PËR TE GJITGJITHË ATA NDERKOBËTARË!

  10. O njerez ju o jeni budallenj o beni vete.
    Akoma nuk e kuptoni qe nuk ka asnje interes Europa qe te tunksionoi shteti ligjor ne Shqiperi.
    Mendojeni pak nese ne Shqiperi do te kishim Shtet ligjor dhe demokratik kusht do te ikte rrefugjat neper Europe???
    Si do pasurohej Europa pa punen skllaveruese te emigranteve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu