• |
ide | kryesore

Tamara Williams në gjëndje të rëndë shëndetësore

-Instant, Paparazzi, Slider



Fotografja Tamara Williams është dërguar me urgjencë në spital, pasi prej disa ditësh nuk ndihej mirë. Fillimisht dyshohej se ishte prekur nga Covid-19, por nga testet e bëra ka rezultuar se ajo ka meningjit të rëndë dhe aktualisht ajo thuajse nuk mund të flasë, të ecë apo të hapë sytë. Lajmi është bërë i ditur në faqen e saj në Instagram, nga stafi.

“Tamara është dërguar me urgjencë në spital disa ditë më parë. Gjendja e saj u përkeqësua në mënyrë drastike dhe nuk e dinim pse. Kur ajo u kontrollua në spital, ne menduam se ishte prekur nga koronavirusi, por rezultoi se ishte negative. Nga testet urgjente zbuluam se ajo ka meningjit të rëndë (ethe truri). Ajo tani pothuajse nuk mund të flasë, të ecë ose të hapë sytë, është nën efektin e disa qetësuesve të dhimbjeve, por është duke përdorur 5 antibiotikë të ndryshëm. Shpresojmë që së shpejti të marrim testet laboratorike në mënyrë që të jemi më preciz për të luftuar virusin / bakteret që sollën Tamara-n në këtë gjendje. Ekipi i neurologjisë do të bëjë më të mirën për t’u kujdesur që të mos ndodhin dëmtime afatgjata”, -shkruhet në njoftimin që është bërë për ndjekësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *