• |
ide | kryesore

Basha uron besimtarët katolikë për Pashkët: Të kapërcejmë çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha thekson se “sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim”.

“Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.
Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.
Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë”, shkruan Basha në rrjete sociale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *