• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge e plagosje, prangoset lezhjani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Autoritetet bëjnë me dije se është arrestuar Ermir Lekstakaj nga fshati Balldre e Lezhës. 46-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Firences me 11 vite e 7 muaj burgim për trafik droge, pjesëmarrje në grup kriminal, plagosje, rrëmbim personi dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *