• |
ide | kryesore

Lidhini se u çmendën, shpallën “grusht shteti”

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Ka mjaftuar një grevë disa orëshe e 65 punonjësve të Albcontrol, për të parë fytyrën e regjimit që kemi mbi kokë. Në fakt, e gjitha qe në thelb një konflikt banal, nga ato që ndodhin zakonisht në Shqipëri, mes punëdhënësve arrogantë dhe të punësuarve të mësuar të nënshtrohen. 


Këta të fundit, të veshur me petkun disi të veçantë të kontrollorit ajror të kullës së Rinasit, këtë herë vendosën të vepronin ndryshe dhe të mos e kërrusnin kurrizin. Ata nuk pranuan uljen arbitrare të më shumë se gjysmës së pagës së tyre. Ndonëse në kushte pandemie, ndonëse shifra e parave që përfitohen nga areoplanët që shfrytëzojnë hapsirën tonë ajrore ka rënë ndjeshëm, ata gjykuan se kjo ishte një sakrificë e egzagjeruar për profesionin e veçantë që kanë. Atë këmbëngulën se po u hahej haku, aq më tepër që ndërmarrja e tyre është bërë e njohur për shpenzimet marramendëse të luksit.


Lexo me tej:

Rama bën fajtor Berishën e Metën për bllokimin e Rinasit: Kthehuni në detyrë një orë e më parë

Pra deri këtu konfikti dukej i rëndomtë, si ai që ndodh kudo, mes atyre që kanë pushtetin dhe paranë dhe të tjerëve që presin vetëm pagën. Secila nga palët është e prirur të tërheqë litarin nga ana e saj dhe me askënd e drejta nuk mund të jetë apriori. 

Prandaj në këto raste negociohet. 

Por, kur disa nga përfaqësuesit e 65 kontrollorëve tentuan ta bëjnë këtë duke ngritur zërin, ata u ndëshkuan. Mbi ta u zbatuan ligjet e kapitalizmit që e kemi lexuar në romanet e Dikensit apo Zolasë: ata u flakën nga puna. Ajo që pasoi qe solidarizimi i të gjithë kolegëve, gjë që solli edhe bllokimin e aeroportit.

Bllokimi i fluturimeve/ Zbardhet audio e takimit mes Ballukut dhe kontrollorëve në Rinas (VIDEO)

Pikërisht kjo qe pika që derdhi gotën, aty u përvijua hendeku ndarës mes një sistemi autokratik dhe një demokracie që funksionin.

Në vendin ku kryeministri fton investitorët “ejani tek ne se s’ju çajnë kokën sindikatat”, një sjellje e tillë është sakrilegj. 

Në republikën ku vendasit mund të këmbehen me krah të lirë pune prej Bangladeshit, të sfidosh urdhrat e pronarit është krim.

Në shtetin ku sundon njeriu që mëton të pajtojë Ankaranë me Athinën, të lësh në qiell të hapur avionët grekë, konsiderohet turp kombëtar.

Në këtë pjesë të rajonit ku mbretëron lideri global, të presësh lidhjet ajrore me Europën e qytetëruar, konsiderohet si nëpërkëmbje ndaj artistit që dikur “mahniste Parisin”.

Ky qe pra mëkati i atyre “grevistëve” që lanë për disa orë Rinasin të boshatisur: një përpjekje për mbrojtur të drejtat që u takojnë e bashkë me to edhe dinjitetin. Ata s’bënë asgjë më shumë sesa ajo me të cilën shumë shqiptarë, që udhëtojnë jashtë, janë ndeshur shpesh: një protestë që shkakton anullimin e disa fluturimeve.

Por, këtej nga anët tona, ku duhet të dëgjohet vetëm zëri i një njeriu, ku autoriteti është e paimagjinueshme të sfidohet, ku ai që paguhet nuk mund të hapë gojën, mjafton edhe një protestëe thjeshtë, për të drejta bazike, që gjithçka të shihet si komplot.

Menjëherë e tëra u trajtua si puç politik. A thua se ata grevistë, që u paguakërkan me mijëra euro, do sakrifikonin mirqënien e familjeve të tyre, për flamurin e LSI-së që u tundka Ilir Meta? A thua se të gjithë, së toku, i paskrërka blerë Saliu, që ka aq para sa të korruptojë edhe sindikatën europianëve e cila i dha të drejtë kontrollorëve shqiptarë?

Por, përrallat me Berishë dhe Metë nuk ishin asgjë, krahasuar me ato që do na dëgjonin veshët më pas. 

Fillimisht u tha se kishte një plan për cënimin e sigurisë kombëtare, të cilin e mohoi me cinizëm ish ministri i brendëshëm Sandër Lleshi, që tashmë, me sa duket, është çliruar nga vargonjtë e propagandës. 

Në emër të këtij rreziku Rinasi u invadua nga ushtria, autoblindat e së cilës, këtë herë, dolën të luftonin me armiqtë e dukshëm, një vit pasi zbarkuan në bulevard për të asgjesuar virusin. 

Policia dhe ushtria mbërrijnë në zyrat operative të Albcontrol

Në këmbë u ngritën edhe spakistë e prokurorë të drejtësisë së re, që deklaruan se dyert e burgut për rebelët qenë tashmë gati. 

Por, sërish nuk mjaftoi me kaq. 

Disa orë më vonë u shpall grushti i shtetit. Madje i organizuar me synim të qartë: për të penguar ardhjen aq të çmuar të vaksinave, që prijësi ynë mezi i pati siguruar duke bërë rolin e kryelypësit, në gjunjë, para sulltanit. 

Dhe sikur kjo të mos ishte boll, mjaftoi një solidarizim i kontrollorëve ajrorë të Kosovës me kolegët e tyre shqiptarë, që në skenarin konspirativ të përfshihej, si fajtor, edhe Albin Kurti. 

Pasi kemi dëgjuar gjithë këtë batare që na ka bombarduar gjithë ditën, çdokush ka mundësi të ngrejë një pyetje të thjeshtë: Po sikur qeveria të kishte pasur veshë, po sikur ti kishte dëgjuar dhe jo persekutuar, ata vetëm 65 punëtorë, a do qe ngritur ky konspiracion? A do kishin përfituar Sala apo Likja? A do i jepej mundësia Albin Kurtit të vinte në punë fijet e nëndheshme? A do qe e nevojshme të mësyhej Rinasi me autoblinda? A do kërcënohej kaq rëndë siguria kombëtare? A do shmangej, në fund të fundit, grushti i shtetit? A do pengoheshim dot vaksinat e Erdoganit, që po i këmbejmë me çmimin e mbylljes së shkollave dhe dorëzimit të Gylenistëve?

Natyrisht, të gjitha këto tam tame mund ti kishim mënjanuar. Por ne u futëm, të gjithë, në këtë vorbull, sepse thjeshtë udhëhiqemi nga njerëz që nuk dinë më të dëgjojnë të tjerët, që nuk kanë mjet veç arrogancës, që nuk kanë argument veç presionit, që janë zhveshur nga çdo refleks i jetës demokratike.   

Vetëm qenie të tilla janë në gjendje ti japin një konfikti banal, një përplasjeje për çështje pagash, përmasat e një grushti shteti.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. 

Pandjeshmëria e tyre për të kuptuar të ndryshmin dhe lehtësia për të shkelur me këmbë këdo që nuk bindet, prodhoi këtë tymnajë komplotiste. Prandaj zgjdhja është në dorën tonë. Ose ta pranojmë nënshtrimin dhe jetën në këtë makth të sëmurë, ose ti ndalim, ti lidhim, ti izolojmë ata që paaftësia për tu përballur me problemet e vërteta, i shtyn të prodhojnë një realitet konspirativ. 

Një grusht punonjësisht të Albcontrol treguan se alternativa është e mundur. Mjaftuan kërkesat e tyre të thjeshta për të shndërruar lehtësisht në groteske botën propagandistike që na rrethon.

©Lapsi.al

40 Comments

    1. Ti Bushate vet i ben pytjet vet i pergjigjesh. Ke ber nje pytje a do protostonin keta puntore ne qofte se nuk do ishin ulur rrogate?? Pergjigjja e ime eshte po.. Se pse koj eshte nje proteste politike e organizume nga ilir Meta dhe Sali Berisha … Si do qofte puna une jame pro te drejtave te puntorve ne Qfare do lloje sektori dhe protestave per te drejtat e tyre.. Por jame kunder Qdo lloje proteste politike per disa hajdute dhe vrase si Sali Berisha dhe ilir Mete. Ti Bushate je shume i pa besushme Kure flet per te drejtat e puntorve se pse Ti ke koh qe je ber 1 me Sali Berishen dhe ilir Meten per te rrezuarre per toke te gjitha instutusjone e shteti Shqiptare. Pse keta puntore nuk protestuane ne momentin qe ju eshte ulur rroga nje vite me pare??? Por po protostone 2 jave para zgjedhjev dhe Kure do vinin vaksinate ne jemi ber nje shoqri per te arrdhur keq miltantizem politike dhe partija per Qdo gje Ku do vemi ne keshtu?? Nuk e di…

      1. Dy sufllaqe per sot. Megjithese leket e Albcontrol i ka bllokuar Becheti, prapeseprape i meriton dy sufllaqe dhe njeren prej tyre me mish. Je i madh ti i ores 10:52. I ke rene pikes. Po behet nje grusht shteti fiks si ai qe po pergatiste gjyshi i ministres dikur nga vitet 70. Dhe jo vetem grushti i shtetit, por po ndalihen vaksinat e motres Kine qe po na silkte kardash Erdogani.

    2. Z Bushati, jam mbështetës i shumicës së opinioneve tuaja por këtu nuk mund t’iu jap të drejtë. Këto kompani shtetërore që sillen si private në pika strategjike të vendit nuk mund të trajtohen nga ju si të ishin edukatoret e një kopshti. Së pari duhet të na thoni mbi çfarë baze llogaritet rroga e këtyre…nëse janë me rrogë fikse dhe marrin bonuse për punë ekstra, apo marrin në bazë të fitimit të kompanisë. Po të marrim dhe rastin më të ke mirë…që këta të kenë super të drejtë për rrogën sipas kontratës…këta nuk punojnë në vend pune të zakonshëm që të shkaktojnë vetëm dëme materiale me grevën… Shqipëria ka vetëm një aeroport ndërkombëtar dhe nuk ka mundësi që të përdoret një aeroport tjetër në raste urgjente( shembull një qytetar që duhet të niset urgjent për kurim në Itali apo Turqi)….që do të thotë se rrezikohet jeta e njerëzve dhe në këto kushte bllokimi i aeroportit është i paligjshëm. Të shtojmë këtu kushtet e pandemisë që janë të njëjta me gjendje lufte, që e bëjnë prap të paligjëshme çdo përpjekje për të ndaluar hallka të luftës kundër koronavirusit. Prandaj do jem shumë i çuditur nëse nuk futen në burg disa nga keta grevistet milionerë.

      1. Pra fajin e kane ato qe kerkojne tu kthehet rroga sa ishte dhe jo ato qe bejne shpenzime luksi dhe shperdorojne parane publike me PPP-ra ne kohe pandemie ?

        Po per milionat e Becchetit mendon se duhet te hyje ndonje ne burg ?

    3. Ja dhe armikun e gjetem. Meta+Berisha. Reaksioni kishte zene rrenje ne Albkontroll. Madje per nje kohe te gjate edhe nen hunden e vigjilentes Balluku. Shoqes mjeshtre te organizates rilindja. Por lum populli. Komploti u zbulua nga vete partia. Pasi e zbuluan ia referuan ceshtjen prokurorise (te keqen e shokut Enver). Jo vetem komplotist por dhe sabotator. Te mos ardhjes se vaksinave dhe shperndarjes ne popullate. Se ne Shqiperi vaksinimi nuk eshte pune e shtetit, por e Partise me shokun Edi ne krye. Ndaj dhe gjithe te tjeret jane o komplotiste, o sabotatore o armiq. A bukur perdorin dhe termin “alleatet” pa. Na prishen pune me “alleatet” per stervitje ushtarake! Do marrim punonjes nga “alleatet! E kishte mire shoku Edi, ne shqiptaret nuk punojme, ndaj me mire ti marre kontrolloret nga Bangladeshi!!! Dhe ti thone Norit e shtojne ca nene per sabotimin ne kodin penal, si ato qe kishim para 90. Dhe keshtu ti fusin te tere brenda, bashke me Andi Bushatin

  1. Punonjesit e Albkontroll jane heronj te vertete dhe shembulli qe duhet ndjekur, sepse ata treguan

    sesi nuk duhet te gjunjezohemi, qofte edhe para perdorimit te fuqise ushtarake te shtetit. Kjo

    ministresha Balluku sa ka qene ne Albkontroll merrte 70 milion leke ne vit per vete dhe mbushi

    bordin me zyrtare qe merrnin rrogen qyl dhe s’kishin asnje lidhje me Albkontrollin. Pse nuk u shkurtuan

    pagat e administrates, pse nuk u shkurtuan pagat e anetareve te bordeve, pse u zhvilluan tendera

    te cmendur qe vetem pastrimin u dhane mbi nje miliard leke, por grushti ra vetem mbi punonjesit.

    dergimi i ushtrise eshte nje demonsreim force para zgjedhjeve, per te treguar se nuk e leshojme pushtetin

    Keta jane cmendur me te vertet kujtojne se me tanke e autoblinda luftohet virusi, arrihet marreveshja

    me punetoret apo fitohen zgjedhjet. me keq per ta.

    1. Keta jane ca punetore bythpambuk e aq. Ter evropa vuan nga papu esia nga pandemia kurse kta pederasta na qenkan prekur nga pergjysmimi rroges. Komplet pederasta

    2. Te lumte!
      Por gjyssufllaqet vazhdojne te mbushin komentet

      E shesin veten shume lire.

      Nese ka akoma legena qe duan te votojne ripjelljen e rames vetem nje cenim tek gjerat me te dashura dhe te shtrenjta mund tu nderroje mendjen

      Nuk ka engjej ne politike as basha nuk eshte engjell , por ripjellja e rames i ka vene kazmen nga rrenja cdo gjeje ne shqiperi , kanabis , droge, banda, abuzime, ppp , inceneratore drejtesi e dhjere, ish sigurimsa skenare gjithsndej vjedhje, abuzime…..abuzime …abuzime…

      Eshte nje hajdut i madh dhe abuzues i madh i tille sic ka qene qe si basketbollist, artist , minister me 1998 me projektet e kthimit ne identet te minsitrive te zogut…. kryebashkiak..dhe kryeminister…

      Dhe nje bastard ne raporte personale

      Votuesve te majte u duhet shplare truri nga propaganda e peshtire e rames

      Sa per te tjeret kush ka sy le te shohe kush ka veshe te degjoje….

  2. Te njejten llogjike kam argumentuar dje me disa miq. Madje une do shkoja edhe nje hap me larg, pervec ndalimit arbitrar te uljes te rrogave ne nje autoritet kyc pa patur nje plan te dyte dhe pa studjuar efektet pasardhese dhe qe rrezikon bllokimin e levizjeve ne vend, do mendoja qe do duhej te kete nje plan te shmanget monopoli ne pikat kyce dhe mbase te kete nje entitet te dyte kontrolli qe kjo te mos perseritet. Mua si shqiptar ne fund te fundit nuk me intereson nese nje firme eshte abuzuese ndaj punonjesve, asecili e ka ne dore te reagoje njelloj sic bene keta 65 punonjes.
    Por nje entitet monopol i pakontrolluar, mbase edhe abuzues ne aeroportin e vetem shqiptar nuk duhet lejuar. Une ketu problemin e shoh tek kontrollori kryesor qe eshte qeveria shqiptare dhe institucionet e saj.

  3. Pjesa më e shëmtuar e gjithë kësaj historie është kur “Merushja”, ish-drejtoresha e Albcontrollit e cila sakrifikoi për popullin dhe la rrogën 6000Euroshe (+dieta dhe tendera) për të punuar Ministre me rrogë 1000 Euro, doli dhe përmendi rrogat e kontrollorëve si shkak për ti demonizuar ato si të pangopur, fajtor dhe njerëz të poshtër. A thu se për profesionin që kanë nuk e meritojnë dhe marrin më shumë se kolegët e tyrë në rajon dhe më gjërë, e se prej rrogave të tyre çmimet e biletave të fluturimeve janë më të shtrenjtat në Europë, sherbimi skandaloz si në aeroport e avionë dhe se fluturimet anullohen nga kompanitë ajrore sa herë u teket e nuk japin asnjë llogari.

    Dhe kjo zgjidhej në mënyrën më të thjeshtë të mundshme brënda pak minutash, u çohej rroga sa ishte, u kërkohej falje për trajtimin fyes dhe u përgjysmohej ose hiqej rroga ministres, zv.ministrave, drejtorave dhe bordit të Albcontrollit duke qenë se e gjithë ndërmarrja bazohet në punën e kontrollorëve dhe i gjithe funksioni i Albcontrollit është se çfarë bëjnë kontrollorët me aftësitë dhe profesionalizmin e tyre, jo për kullën e vrojtimit me paisjet e saj, ndërsa e gjitha pjesa tjetër e administratës janë në menaxhim e shërbim të tyre dhe mund të zëvëndësohen lehtësisht. Nuk mund të matet puna e kontrollorëve me sa aviona fluturojnë siç matet puna e një punonjësi fasonerie me sa cope qepin në ditë!

    Kontrolloret kanë aplikuar për paaftësi të përkohshme, e nuk mund të jenë të përqëndruar në punën e tyre, ua njeh profesioni dhe rregullat pasi nuk mund të rrezikohen pasoja katastrofike me gabime njerzore.
    Kjo me arsyetim prej stresit të shkaktuar nga presioni pushimeve nga puna dhe përgjysmimit të pagave nga administrata dhe ministria. Dhe gjenitë e rilindjes u dërgojnë blindat e ushtrisë dhe fnsh për ti shoqëruar në prokurori, gjë që mund t’ua zgjasi paaftësinë e përkoshme me mungesën e përqëndrimit dhe shtimin e stresit me javë!! Apo spakarët duan ti hedhin ne gjyq si Becchetin e ti japin miliona Euro dëmshpërblim…

    Si puna e kontrollorëve ka me mijëra punëtorë në Shqipëri që u janë përgjysmuar rrogat me preteksin e pandemisë dhe kërcënohen me largim arbitrar nga puna në rast se guxojnë të ngrejnë krye dhe të bëjnë gjëra të ngjashme si kontrollorët.

    Ndërsa pjesa e konsipiracionit që kontrollorët kontrollohen nga Saliu me Meten, është arsyetim prej të vonuarish dhe duhen dërguar për kontroll të specializuar tek kontrollorët e trurit pasi u ka fluturar avioni dhe nuk u duket në horizont.

    ps: Arritëm të dëgjojmë Sorosistët që të përmendin dhe lavdëronin Reagan-in, dhe kjo ishte qershia mbi tortë!

  4. Njerez jini vigjilent! Forca e treguar nga qeveria duke na treguar autoblindet e ushtrine ne nje problem thjesht ekonomik eshte tregues se kjo qeveri po kercenon. Nga llogoret e luftes se qeverise Rama ulerasin, shajne, mallkojne, etiketojne me etiketime qesharake shqiptaret kendej e andej kufirit. Njerez koken lart e buzqeshni. Ata kane frike!

  5. Po flisja me nje ish-punonjes aeroporti te Rinasit dje. Me tha qe kjo pune e kontrolloreve ka me shume se nje vit qe eshte majisur keq dhe kjo palo ministruce eshte nje figure shume negative qe ka influencuar shume keq ne gjithe kete mesele. Kjo vete ka qene shefe e Alb-Kontrollit ku merrte afro 70 milione leke te vjetra ne vit dhe ka goje te flasi per rrogen e te tjereve.

    Keto “teori konspiracioni” te Rames e Ballukut si “komplot i opozites Meta-Berisha”, si “sulm kunder vaksinave”, si “perpjekje per te sabotuar imazhin e shkelqyer te qeverise para zgjedhjeve”, jane qesharake dhe absurde. Ketu flasim per njerez qe u pushuan nga puna, te tjeret e kishin rradhen me pas, ishin te pasigurte per vendin e punes dhe qe keto erdhen nga pergjysmimi i rrogave dhe arroganca e shefave. Ja kjo eshte ceshtja dhe jo idiotizmat diabolike te Rames e Ballukut.

    Nje pyetje e thjeshte, pse kjo ceshtje nuk u zgjidh me heret, por u la te trashej?! Sepse Rama e kompani jane nje grup bashibozukesh arrogante e kriminele!

    Tjetra, cfar i duhet ministres te futet te vlera e rroges “se larte” te kontrolloreve?! Nga i din ajo planifikmet familjare (kredi, borxhe, shkollime, etj…) qe ben cdo kontrollor?! Njerezit kur fillojne pune nisen nga rroga fillestare qe paguhen dhe jo me gjysmen e saj pas disa kohe!

    Pastaj, a ka goje te flasi kjo qenie njerzore e padenje per ate vend pune (ministre) kur vete eshte paguar qimet e kokes per vite me rradhe?!

    Dhe mos te futemi tek ana morale e kesaj gruaje, se cfar nuk kam degjuar. Duke filluar qe ne bashkine e Tiranes e me lart dhe qe me tutje ngjiti shkallet e karrieres si me magji!

    Gjitashtu degjova qe kjo grua (Balluku) eshte nje qenie arrogante dhe shume mosmirenjohese, qe dikur ka qene e internuar nga regjimi komunist dhe eshte treguar bukeshkalë me njerzit qe e kane ndihmuar. Pastaj si ka mundesi qe kjo palo grua te associohet me nje parti qe e ka internuar me pare??!! Mungese karakteri!! Kot nuk eshte katapultuar kjo nga fillimet e saj modeste deri ne ministre, “sherbimet e vecanta” ndaj partise, shperblehen!

    O shoqja “ministre”, i thone fjales – me mire kurve se sa mosmirnjohese!!

    P.S. Artikull i sakte i Andit!

  6. Z.Bushati, per t’ua bere te qarte me ze e figure te gjithe atyre qe duan te kuptojne se kush na qeveris, ju lutem kerkojini njerit nga gazetareve tuaj te rishikojne videon e Opinion te Blendi Fevziut dje ku tema ishte kjo ceshtje. Komentit te Artan Hoxhes ne studio ne lidhje me disa formulare qe kontrolloret paskan plotesuar ku deklarojne qe kane stres e nuk mund te punojne, Ministrja Balluku i pergjigjet qe ku i ke pare ti (drejtuar z.Hoxha) keto formulare pasi as ajo vete nuk i kishte pare (kjo me gojen e saj me ze e figure), jo me shume se 2 minuta me tej gjate nderhyrjes se saj ne Opinion, Ministrja nxjerr formularet qe t’ua tregoje atyre ne studio. Ky eshte nje detaj qe tregon qe kjo qeveri ka vetem propagande dhe ate nuk e ben mire se harron cfare deklaron vete paraprakisht, e kjo eshte normale se gjithe ata qe genjejne pafundesisht sigurisht qe nuk mund te mbajne me gjithe genjeshtrat e tyre e sidomos kur nuk po lexojne nje tekst te gatshem por kane barren te mendojne vete. Pa i hyre ketu ceshtjes sesi po kjo Ministre qe sulmon keta rrogetare per rrogat e tyre te larta kur ajo eshte perfituesja me e madhe e atyre lloj pagesave (pa e vene ne faj se pse ka marre nje rroge te larte, por sepse ben populizem duke e sulmuar), apo qe zevendes ministri eshte djali i Drejtoresh se Rinasit qe e dha me koncension 25 vjet ne 2005 e qe Shqiptaret sot e kesaj dite paguajne bileta ajrore me te shtrenjtat ne rajon (e me larg po te doni) si rrjedhoje e kesaj, apo qe kjo qeveri do te zgjase po kete koncension si paraardhes i lavdishem i PPP-se.
    Ju lutem, publikojeni ate 1 min video, njerzit do mund ta shohin vete fytyren qe mashtrimit.
    Pune te mbare!

  7. Bunkeraxhinjte do ta ndrojne menune nga sufllaqe do te hane qebap Erdogani ,mbase u rregullohet edhe zeri qe te lehin sa me shume

  8. Permendet vetem rroga e kesaj drejtoreshes (komplet e pajustifikuar sepse eshte pozicion administrativ dhe jo profesional si kontrolloret) po harroni tenderat dhe shpenzimet e pakontrolluara ne Albcontrol ku fitimet shkojne shume me teper. ASPAKu, BKH-ja, KLSG-ja dhe avokatja e popullit (ku eshte zhdukur kjo ka ac kohe?) duhet te hetojne mbi financat e ketij institucioni, gje qe jo rastesisht eshte nje nga pikat e kerkesave te punonjesve. Ndoshta pika qe i dhemb me shume ministres dhe shefit te saj. keto shpenzime eshte mire te jene transparente per publikun. Po keshtu edhe anetaret e bordeve, administrata etj. Kush jane dhe me ke kane lidhje. Jo vetem ne Albcontrol por edhe ca institucione te tjera si Banka e Shtetit, KESHi, Albpetroli, ujesjellesa e kudo ku korret leke nga keta pellumba. Hetoni dhe beni transparence, pastaj populli gjykon vete

  9. Bravo Andi. Lidhini te gjithe shkerdhatat.
    O vjen i vdekuri me avion dhe nuk ulet aty ku e presin prinderit.
    Le qe familja pagoi lesht e kokes, por as u ngushellua dot.
    Markan 2500 euro dhe nuk qenkan te kenaqur.
    Po ikni dhe mbillni domate, o shkerdhata.
    Ketu ne Gjermani shokeve te ketyre, jo vetem ju jane ulur rrogat, sepse ka rene puna, por rreth 40% jane pushuar fare nga puna.
    4000 euro ne muaj ne po na shkerdhehet para e mbrapa dhe nuk i shohim dot me sy.
    Pale degjova se pervec kesaj paskan trajnime ne Angli e SHBA, dy muaj pushime ne vit e dieta e ushqim falas.
    Po sikur edhe mjeket tua thote mendja, jemi te stresuar dhe nuk shkojme me ne pune.
    Le qe me sa po degjojme, aty eshte dora e rusit, per te sabotuar uljen e avionave te NATO-s per stervitjen e madhe qe fillon me 26 prill.
    Spiunet e rusit jane vene ne levizje dhe komentojne edhe ketu, me nje byrek me gjize qe hane.
    Shqiptare, pa lidhur UDB-shin, spiunin e shkies, nuk keni per te ba hajer.
    O koja nonen shqipe…

  10. Ja ke fut kot mer plak. Po mbron ate qe smbrohet. Aeroporti ka nje vit qe ska pune nga pandemia. Mezi ulet nje avion ne dite nga stambolli. Edhe ai avion i paska stresuar keta pjeshkat e kontrollit? A e kupton ca karlliqesh thua? Ktu po humbin punen robt nga pandemia kurse kta pheshkat e albkontrollit na qenkan stresuar nga ulja rroges? Kta meritojne nje kar ne byth qe te stresohen tamam. Edhe ti gazetar hajdar te njejten gje meriton

  11. Sikur punonjesit e maternitetit apo elektrikut apo te ujit te hidheshin ne greve ,cdo behej?..
    Do benin dialog apo monolog?
    Qelbesira dhe rrugace,njerez te llastuar dhe pa atdhe.
    Qe keta birbo Po perdoren si lemsh zjarri edhe Bushati e di.
    Nuk priten dot keta pordhace edhe 2 jave para apo mbrapa 25 prillit?
    Edhe nje nje Shkullak e di kete.

  12. per te kuptuar me mire punen e kontrolloreve te ajrit dhe per te kuptuar me mire cfare ata quajne stres etj etj ju sugjeroj te shihni filmin Pushing Tin
    stop ngjyrimeve politike se keshtu ju leverdis politikaneve ,ankesat kane filluar shume me heretdhe as kjo bucja e ministrise e askush tjeter si ka pritur por ne te kundert kane urdheruar edhe drejtorin e albcontroll te mos kete fare kontakt me ta …..keshtu qe mos flisni brockulla dhe mos jepni mendime per profesione qe nuk i dini hic si funksionojne ….

  13. Qe ky ka qene i çmendur e kemi ditur prej kohesh . Edhe qe marrezite e ketij nuk kane fund edhe kete e dime . Por cinizmi me i madh i te gjatit tone qendron ne faktin kur thote se na u bllokuan vaksinat . Eshte per te qeshur e per te qare puna e ketij shkatrrimtari te çdo vlere te shoqerise sone . Pale pastaj , per te justifikuar harbutizmin dhe arrogancen e tij ngrihet nje ushtri papagajsh e ututakesh dhe japin çdo lloj justifikimi e argumenti nga me absurdet . Keshtu ka vepruar gjithmon i gjati ine kur e ka pare veten te gozhduar ne marrezine e tij . Nje kryeminister qe perveçse arrogant e hajdut e ka shthurur gojen qeri ne ate derexhe sa i ka ngel m*ti ne goje vend e pa vend . Une kam qene nje nga kritiket me te medhenje te Berishes por sot kur e krahasoj me te gjatin tone atehere berisha me duket engjell para tij . Edhe qoftlargu Enver na del se ishte nje diletant perpara ketij perbindeshi dhe kuçedre te parase dhe pushtetit . Fundi yt duhet dhe do te jete i tmerrshem o i gjati ine . Kjo te sherbej si mesim per pasardhesit e tu dhe nje kohesisht ti jap fund tranzicionit te stergjatur tridhjetvjeçar .
    Largimi yt dhe burgosja jote o i gjati ine eshte domosdoshmeri kombetare por nuk eshte zgjidhja perfundimtare .

  14. Pasi kanë shpallur se janë të paaftë për të punuar, për shkak se janë të stresuar ngaqë iu është ulur rroga, kontrollorët që kanë bllokuar fluturimet në Aeroportin e Rinasit, janë bërë bashkë e kanë shkuar në një lokal për të pirë ndonjë gotë, për të kaluar stresin.

    Dhe më pas, kur lideri dhe drejtuesi real i këtij “grushti shteti”, Ilir Meta, ka dalë në konferencë, janë grumbullur të gjithë para Zeni TV, për të dëgjuar se çfarë do iu thoshte.byrektoret ne pune e prasin ne bythe

  15. O Bushat tani e more vesh që është i çmëndur!!!Ça po bën të paditurin!!!Apo se ke njoft fare!!!Ta lidhin!!Po kush ta lidhi???Aspaku!!

  16. Kryestrumbullari i bllokimit të aeroportit, drejtori i standarteve në Albcontrol, Fisnik Tabaku, punonjës prej 13 vitesh i aviacionit, në vitin 2010-2012 ka përfituar bursë të paguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për studimet e tij master në Universitetin Leiden në Hollandë.

    Për gati 20 muaj studime, vëllait të opozitares i janë paguar shkolla, qereja e banesës dhe shpenzimet ditore kokër më kokër 57 mijë e 600 euro nga taksat tona.

    Njeriu që duhet të justifikonte rrogën e lartë, dietat, privilegjet dhe bursën me paratë e shqiptarëve, dje ua futi shqiptarëve duke ua bllokuar bashkë me sivëllezërit e tij militantë, të vetmin aeroport ndërkombëtar.Byrektoret e lulzime salih BBasha ne pune e salihu Prasin ja fut ne Sume

  17. Te lumte Andi Bushati, te mbajne mend te gjithe (ato qe kane mend, jo bajga ne koke) si opozitar te te gjithe Pushteteve.
    Jo si rraca e bythqire-Bazeve qe nga maja Karit Saliut me pare tani kane strukur koken petull te bytha e zgjebs Ramiut.

  18. Socialistet kane rene ne nje goxha hall te madh vertet,

    nuk ja heqin dot Timonierit makthet qe sheh me Mete,

    me Timonierin me rrocken e Saliut ne goje ishin mesuar,

    por qe te mbante edhe te Likes, kete nuk e kishin besuar,

    edhe kur ne prapanice e ha thelle gjoben ne Euro 110 Milion,

    enderrat me rrockat e Saliut e te Metes ky Timonieri shikon,

    edhe kur protestohet se kontrolloreve rrogat ua pergjysmon,

    prap makthet qe sheh me Sali edhe me Mete del e sterhollon,

    Varferia kudo e bere mullar edhe Ekonomia eshte bere Ibret,

    Gamori Surrelit do akoma te tregoje perralla me makthet e vet!

  19. respekte Bushat shum i sakte, ne shqiperi po nuk u formuan sindikatat puntoret do te neperkemben nga cdo politikan qe vjen ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu