• |
ide | kryesore

Dokumenti sekret/ Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Sa prej tyre janë votues të sigurtë të Rilindjes (faksimilet)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Skapeeeeeeee SPAK-un! Kjo do ishte thirrja që do të dilte befats po të besoje portretizimin që i bën partia në pushtet prokurorëve që reforma në drejtësi ka çuar në Prokurorinë e Posatshme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste, ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.


Lexo me tej:

Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.” 

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi… Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në dokumentat që ndodhen në zyrat e rilindjes për të parë se si përshktuhen në to prokurorët e SPAK.

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshtë të dala nga zyrat e PS).

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, pra i famshmi “patronazhist” i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruet si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria “Preferenca” shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet “I sigurtë”.

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi Arben Krajën, as 12 prokurorët e tjerë që punojnë me të. Por ama në një hetim të mundshëm të kësaj çështjeje, ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK dhe disa prej kolegëve të tij janë në konflikt interesi. Një sepse ata janë njëkohësisht edhe subjekt i dëmit që kanë shkaktuar rilindasit që pretendohet se u kanë vjedhut të dhënat personale dhe dy sepse në dokumenta paraqiten si militantë socialistë.  Ne kemi arritur të qëmtojmë tetë nga prokurptët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të siguttë të PS, 2 jo të sigurtë, por me preferencë PS, dhe dy neutralë që nuk u dihet vota. ©Lapsi.al 

Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK, nga sot fillon hetimi për politikanët dhe krimin e organizuar - Abc News

Skeda për Arben Krajën

Cilët janë prokurorët e SPAK dhe si përsjkruhen ata në dokumentat sekretë të rilindjes

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani
Vladimir Mara
Behar Dibra
Ened Nakuçi
Doloreza Musabelliu
Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit.

Edvin Kondili
Klodjan Braho
Enkeleda Millonai
Dritan Prençi
Sotir Kllapi

Altin Dumani

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Enkeleda Millonai

Doloreza Musabelliu

Vladimir Mara

Sotir Kllapi

Dritan Prençi

23 Comments

  1. Ky eshte vertet skandal.
    Por askush nuk skandaluzohet.
    Pse?
    Sepse keto lista i kane te gjitha partite.
    Ato i ka PS, jane edhe tek PD, tek LSI po e po. I ka Vangjel dule, i ka Shpetim Idrizi, Mediu, Tom Doshi, etj.
    Prandaj se rruan kush.
    Por me e keqja eshte se keto lista i ka dhe ambasada russe, ajo serbe, greke, sepse ajo e SHBA, po e po.
    Boll hengret mut se Shqiperia nuk ka me sekrete si ne regjimin e Hoxhes.
    Te ishte ai regjim , ketu nja 25 vete do te ishin varur ne litar, per nje rast te tille.
    Por ketu nuk e rruan kush dhe mos prisni te ndodhe gje.
    Edhe kjo cudi, dy dite e gjysem do te zgjase.
    Sa te zbulohet ndonje e re…

    1. Po sufllaqe nostalgjike, po.

      Lista te ketij lloji, me info kaq te detajuara vetem nga institucionet shteterore mund te nxirren.
      Kete lloj informacioni, ne Shqiperi, vetem e-albania e mbledh dhe mund ta kete ne nje databaze te vetme.
      Dhe drejtoresha e ketij institucioni kandidon per PS, ne menyre qe te kete imunitet deputeti.

      Ngelet per tu pare keta votuesit e sigurte te rilindjes ne SPAK a do e ndjekin kete ceshtje deri ne fund apo do e mbyllin nje sy per partine.

      1. Hahaha,zbuluat ujin e ngrohte. Asgje e re,jane praktika te te gjithe partive te organizuara,ose mirorganizuara.
        Sikur te botonit edhe ato qe kane partite e tjera,shifet se kush ka me saktesi.
        Mendoj se eshte e njeaneshme per elektorat,por kjo nuk eshte se jep rezultatet qe kerkoni,sepse ska te verteten brenda,vec propoganden e xgjedhjeve per panik,me te gjitha format,nga me te ndyrat.

        1. @I paemër 12/04/2021 te 13:28

          E keni kthy anormalitetin dhe cmendurine ne normalitet.

          Po perpiqeni ta kaloni si gje te zakonshme qe shteti i dorezon te gjitha informacionet konfidenciale te qytetareve te saj nje partie politike.

          Te kete nje parti te gjithe gjendjen civile me numra personal NID, numra telefoni, adresa banimi, punesime, dhe jo vetem te votuesve te vet qe kane pranuar ti japin vete por te gjitheve pa perjashtim.

          Kush garanton qe militantet e PS nuk do ja shesin kete database paleve te treta per qellime perfitimi?

    2. Relativizimi i se keqes eshte shume me e keqe se vete e keqja .
      Nese eshte keshtu si thua ti atehere te denohen te gjithe pa perjashtim ,
      por te denohen ama e jo ta relativizojme .

    3. Kjo eshte Shqiperia qe duan, ALBANISTAN , njerez te shpifur 🤮🤮🤮🤮

  2. Jo or jo i ka vetëm Partia e punës.Në 97 militantët e Ps kriminela i shkuan në shpi të gjithë militantëve të Pd duke i kërcënuar.Këta i dinë me dhëmbë e dhëmballë njerëzit e tyre dhe kundërshtarët.Është metodë e sigurimit nuk ndahen dotë.

  3. Nese kjo do te ndodhte ne nje vnd perendimor me demokraci te konsoliduar , minimalisht do kishim me qindra te arrestuar per te mos thene se do te kishe revolucion . Jetojme ne Shqiperi ku edhe çudia me e madhe nuk perben me çudi , Ne kete vend çdo absurditet eshte nje normalitet i rendomte . Ngrihu e kundershto ngrihu dhe kerko te drejtat e tua me elementare kunder kesaj kaste te felliqur politikanesh te pacipe e te payndyr .

    “Tregojini vetes frikën tuaj më të madhe. Kështu, frika nuk ka më fuqi dhe frika e lirisë zvogëlohet derisa të zhduket plotesisht . Atehere , ju jeni të lirë.”

  4. Por fshehja “elektorale” e Berishës nga Basha i ngjan tejekëput taktikës së strucit, që fut kokën në rërë dhe lë trupin.

    Sali Berisha nuk është një fenomen politik i fshehur, por një fuqi reale që ndikon në vendimet dhe zhvillimet e Partisë Demokratike.

    Nëse në vitin 2011, Basha mori një sinjal nga elektorati gri si një test për të treguar se është një politikan i pavarur, këtë provë nuk e kaloi kurrë.

    Fshehja e Berishës nuk ngjit dhe kjo duket hapur jo vetëm tek ajo pjesë gri e zgjedhësve, por edhe e militantëve të PD-së, që e shikojnë Lulzim Bashën si derivat, e jo si një burim, aq më pak si një “avatar”, siç u tentua të vizatohej në vitin 2011.

    Por edhe si avatar digjital, ai sërish komandohet nga “Doktori digjital”

  5. Por fshehja “elektorale” e Berishës nga Basha i ngjan tejekëput taktikës së strucit, që fut kokën në rërë dhe lë trupin.

    Sali Berisha nuk është një fenomen politik i fshehur, por një fuqi reale që ndikon në vendimet dhe zhvillimet e Partisë Demokratike.

    Nëse në vitin 2011, Basha mori një sinjal nga elektorati gri si një test për të treguar se është një politikan i pavarur, këtë provë nuk e kaloi kurrë.

    Fshehja e Berishës nuk ngjit dhe kjo duket hapur jo vetëm tek ajo pjesë gri e zgjedhësve, por edhe e militantëve të PD-së, që e shikojnë Lulzim Bashën si derivat, e jo si një burim, aq më pak si një “avatar”, siç u tentua të vizatohej në vitin 2011.

    Por edhe si avatar digjital, ai sërish komandohet nga “Doktori digjital”Njelloj si mesazhet qe dergon zyra e lulzime salih BBasha neper telefonat e qytetareve duke perfshire dhe mua.tel 068 4056518 ky eshte numeri i byrektores se pd qe komandon Erioni kunati i lulzimes

    1. Nuk zbuluam as ujin e ngrohte e as te ftohte. Konfirmuam per te disaten here qe ju jo shtet nuk dini te beni se se keni piken e haberit qe kur merni numrin e identifikimit personal, por jeni dhe aq harbute e halldupa qe as nuk e mcefni paksa kete shkelje.
      Konfirmuam qe juve duhet jo te mos ju votojne me por te ju sherdhejne robt nga i pari tek i fundit ne Rilindje.

  6. Kjo ndodhi me gjyqtaret ne kuader te reformes ne drejtesi, u publikuan te dhenat. Si kaloi si nuk kaloi tashme ishin objekt shantazhi.. pasi kriminelet i dinin te dhenat e tyre personale, edhe sa buke kishin ne shtepi…
    …POR TE GJITHE DUARTROKISNIN …
    Ja po i vjen radha cilitdo prej nesh te telendiset nga nje bande kriminelesh…

  7. Skandal në këtë rast do të ishte përgjimi, influencimi, klientelizmi, apo ndikimi i njerëzve nga forcat politike.

    Skandal do të ishte kontrabandimi i zgjedhësve në listat e votuesve për interesa të momentit. Siç ka ndodhur për shembull në vitin 2011 në Tiranë, kur në kryeqytet u sollën vetëm për të fituar Lulzim Basha, zgjedhës nga i gjithë vendi. Skandal do të ishte nëse do të përdoreshin fonde të panjohura për të paguar bileta avionic, për zgjedhës që u kërkohej të votohej për Lulzim Bashën siç ndodhi në 2011-n në Tiranë.

    Por le të vijmë tek ajo që mediat e opozitës e cilësojnë si “shkelje e të dhënave personale”.

    Materiali i botuar sipas të gjitha gjasave, është një database i vjetër i PS-së së Nanos, pasi aty edhe analistë që sot përkrahin PD-në haptas figurojnë si mbështetës së Partisë Socialiste.Byrektore ne pune dhe Prasin ne bythe

  8. une nuk jam votues i PS as i PD ,

    per cfare i duhet PS numri im i telefonit ???

    apo leternjoftimi im ID??

    apo qendra ime e punes??

    apo preferenca ime ??

    apo census im ??

    apo jam emingrant ose jo ??

    po emri i babit tim perse i duhet PS???

    Apo vendlindja ime ??

    apo kodi i baneses ???

    ju fugshqyma e kuptoni qe jane te dhena tejet personale dhe skane asnje qellim votimi apo zgjedhjeje pervec metoda sigurimi, biografie ??

    ti merrni te keqen sigurimit ju bythpambuket e ripjelljes, nuk i shpetonte gje atyre, skishte kala qe merrnin jo si ju qe paguheni me gjys sufllaqe

    ata edhe pa buke rrinin dhe idealet nuk i tradhetonin

    a ju …ifshin qente e rruges ……qen kazanesh plehnash ata jane fiks per ju fugshqyerit e ripjelljes

  9. Mos u shqetesoni (thote Juri Kimja),se vete SPAK-un,do ta “hetoje”Taulanti,me te dhenat qe paska mbledhur dere ,me dere,qe nga koha e sigurimsave dhe 70 lekshave,qe vijne verdalle,dhe te organizuar prej qofte-largut deputet i LSI-PS dhe dreqi e din se kujt tjeter,baba Takut ,qe i ka ne canten e zeze (sikunder ka edhe vete shpirtin e tij).

  10. ti merrni te keqen sigurimit ju bythpambuket e ripjelljes, nuk i shpetonte gje atyre, skishte kala qe merrnin jo si ju qe paguheni me gjys sufllaqe

    ata edhe pa buke rrinin dhe idealet nuk i tradhetonin

  11. Në një vend tjeter do ta digjnin vendin nese ndodhte diçka e tillë. Këtu në tiranën tonë ka 900 mijë dele nga 18 deri 99 vjeç se nuk ka mundësi tjetër me gjithë këto zullume ta bejnë gjumin kaq rehat.

  12. Ku jan ambasadat e huaja pse nuk flasin kur grabiten te dhenat personale pse nuk flasin per te drejtat e njeriut apo duhet te kene te drejta vetem homoseksualet dhe te tjeret jo ku jane keta qe bejne namin me konferenca per barazine gjinore per te drejten e abortit te martesave midis te njejtit seks per te drejtat e kafsheve pse nuk kerkojne llogari perse vidhen te dhenat personale.Nuk flasin se jan bashkepuntor ne krim.

  13. SI KA MUNDESI QE TE GJITHE PROKURORET E SPAK KANE PREFERENCA PS??
    ja pra ca drejtesie te rilindur qe kemi

  14. O popull pellazg, trim e liridashes!

    Keto gjera dihen me kohe. Fundja shoqeri pjelle e e komunizmit kemi qene. Eshte naivitet te besosh qe nuk kane ekzistuar edhe me pare keto lloj listash.

    Ajo qe i them Lapsit.al, nje BRAVO te madhe, eshte qe u bene publike!

    Kaq!

  15. Ne njesine bashkiake nr 9 ne Tirane shitet vota 600€ per Rilindjen. Kryeplakja e kesaj bashkie me emrin Mira shkon dere me dere per te blere vota. Vota shitet pa pasur asnje hezitim ne degen e Partise te kopshtin nr 3.. Gjendja eshte alarmante pasi rilindasit e kesaj njesie bashkiake nuk e rruajne fare per masat ndeshkuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu