• |
ide | kryesore

Vrau bashkëshorten me armën e shërbimit, gjykata e Tiranës cakton masën për ish-gardistin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka dënuar këtë të premte me 35 vite burg, ish-gardistin Alket Arapaj i akuzuar  për vrasjen e bashkëshortes së tij Evelina Seferaj. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në banesën ku ata jetonin në Allias, në kryeqytet.

Arapaj qëlloi me armën e shërbimit 36-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend. Shkak i krimit të rëndë ishte xhelozia. Fqinjët, pas krimit, lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vend ngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish-gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *