• |
ide | kryesore

Parma kalon nga fitorja tek humbja në shtesë, gjesti i Joao Pedros është i adhurueshëm: ngushëllon Kurtic në lot

-Instant, Sport



Në fërshëllimën e fundit të asaj përplasje të fortë emocionesh që u luajt në Cagliari-Parma, Jasmin Kurtic u shemb përtokë i dëshpëruar pasi pa ekipin e tij të hidhte poshtë një ndeshje që ishte e fituar deri në minutën e parë shtesë. Slloveni nuk mund të ndalonte lotët e në një gjendje të tillë pranë iu afrua kapiteni i sardëve Joao Pedro (me Kurtic kanë patur një përvojë të përbashkët tek Palermo në 2011) dhe u ul pranë tij në përpjekje për ta ngushëlluar atë. Pak më pas, mbërriti gjithashtu Semplici, që e ka stërvitur mesfushorin e Parmës tek Spal dhe u mundua ti japë zemër. Pa dyshim një nga skenat më të bukura në historinë e futbollit italian.

Semplici, duke folur për Dazn, komentoi kështu episodin prekës: “Përqafimi demonstron vlerën e këtyre djemve, sportivisht gjesti i duhur për tu bërë edhe sepse mund të kishim qenë ne në vendin e tyre (domethënë, nëse Parma do të kishte fituar). Fatkeqësisht, futbolli është ky por në fund të ndeshjes gjithçka mbaron, gjesti i bukur mbetet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *