• |
ide | kryesore

Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al (dokumentet)

Arkiva, Kryesore, Lajme

Në të njëjtën orë të ditës së dielë, kur Edi Rama nuk qëndronte i qetë duke bërë fushatë elektorale me patronazhistët që do e ndjekin këmbë pas këmbe çdo shqiptar deri në fund të dheut, qetësia i ishte prishur edhe një gjyqtareje nga ato të dala fringo dhe e panjollë nga vettingu, Iliriana Olldashit (djathtas në foto). Znj. Olldashi e kishte lënë pas rehatin e pushimit të saj të së dielës, rastësisht dhe për koincidencë, në të një njëjtën kohë me kryeministrin, për të marrë një vendim gjyqësor, që sipas shumë specialistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo ka urdhëruar sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, Cd të medias Lapsi.al. Krimi i kryer nga gazetarët tanë qe zbulimi i grabitjes së të dhënave personale që PS po i përdorte me patronazhistët e saj për qëllimet elektorale të 25 prillit.


Lexo me tej:


Andi Bejtja: Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Gjyqtarja e vettuar e Gjykatët së Posaçme është nisur në këtë vendim, që Lapsi.al e ka marrë në dorë, nga kërkesa e prokurores së SPAK, Enkeleida Millonai (foto  majtas). Por më katolike se Papa, në vendimin e saj të gjykimit, ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të mbrojtjes së burimit.

Ky akt i njëkohësishëm dhe i rakorduar i SPAK dhe Gjykatës Speciale, dëshmon se organet e drejtësisë së re kanë prioritet të merren me ata që zbuluan krimin e vjedhjes së të dhënave dhe jo me ata që e kanë kryer këtë krim. Sepse databaza që denoncoi Lapsi.al tashmë gjendet kudo, shumë personalitete publike e kanë bërë të qartë se të dhënat e tyre i kanë depozituar vetëm në e-Albania dhe drejtësia e reformuar përndjek dhe gjurmon gazetarët.

Natyrisht gazetarët e kanë në kodin e tyre profesional që nuk duhet ta dorëzojnë burimin. Gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë. Dhe lapsi. al do të mbajë të njëjtin qëndrim.

Zbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë

Por në këtë vend, ironia është se nga frika për të hetuar shkelësit e ligjit, drejtësia e re po merret me rrethanat anësore të ngjarjes. Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës, ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytetarëve, si cënues të rendit kushtetues që i kanë shpërndarë ato dhe do t’i detyrojë, përmes këtij presioni, të nxjerri se kush ka qenë spiuni që ka tradhëtuar Rilindjen duke dekonspiruar krimin që kryhej mes serverave të saj, e- Albania dhe patronazhistëve.

 

Natyrisht në deklarimet e tyre gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë qenë të prerë se ata nuk e tregojnë burimin e tyre të informacionit brenda PS-së dhe as nuk japin elemente që e identifikojnë atë. Për rrjedhim pritet ose sekuestrimi me forcë i zyrave të Lapsi.al ose ndalimi i dy gazetarëve.

©Lapsi.al

49 Comments

    1. O Shkurdhak. Po mire o legen, si kujton ti?
      Qe ti tu besh gjyqin njerzve te gazeta jote.
      Po hajt pra me mbush mendjen mua, qe nuk e ke manipuluar ti lajmet.
      Po ti kishit ne rregull provat qe pretendoni qe keni. Ju do kishit vrapuar me vrap ne prokurori.
      PO NA THUAJ O SHKURDHAK.. SI I GJENDET FILLI KETIJ MUHABETI. PO NUK E MORI NE DORE DREJTESIA.
      Apo sa te mbarojn zgjedhjet, dhe pastaj… PO ASHTU ISHTE LOJA…..

      1. Per Babale alla llapsi:
        O injorant o VEMJE , lapsi dhe ne qe komentojme Po mbrojme te drejtat per privacy te Shqiptareve , si rrjedhoje edhe te drejten tende o INJORANT qe ti nuk e meriton !
        Po me ke flas une , ti je nje cope mish me dy sy , DOBIÇ I ERDOGANIT!

        1. ke te drejte, je mesuar me regjimin e hetuesve te qelbesires..ke mbetur aty si lidhjeri yt i “barbes Koleka” ndaj i merr ere mutit me kenaqesi dhe leh me neveri!

    2. Po portal kurvash jeni, nje kurve me pak konfliktnxitese ,dezinformimi dhe servilash te opozites jeni,asgje me shume.Po me 25 do e merrni pergjigjen qe ju takon

  1. Ja plerat e Rilindjes e bene pisllikun e rradhes.Keta e lejne Enverin pa pune.Po The Guardian qe botoje nje artikull per te njejten teme Vjedhjen e te dhenave.Apo vari lesht Botes ti shkelim shqiptaret sa te mundemi dhe te marrim mandatin e trete.

  2. Fucking Gestapo!

    Po pse e nisin keshtu bushtrat?! Ne vend qe ta nisin nga stani mavi, andej ku kosherja qe ka marre ngjyren mavi me nuanca muti.

    A ju q Reformen ne Drejtesi, reformen e baba Sorrosit. Pse mo me kete do genjeni popullin pellazg, paqedashes dhe fukara?!

    Kush nuk do ta ndjeje veten bageti, duhet te dale te hedhe voten kunder ketyre krimbave. Gjithcka votoni, por sektin mavi me nuanca muti JO!

    1. Reforma u nis për të bërë dëm që në fillim dhe ka qe ne 2017 që ka dështuar, me ligjet u miratuan njëanshëm pas ndryshimeve kushtetuese.

      Mirëseerdhët në rrethin e njerëzve që e kanë kuptuar këtë që me draftin e fondacionit osfa aka soros.

      Këta kanë shokët dhe shoqet e agacit ruçit ulsiut, xhafës ramës, ballës etj qelbësira ripjellëse.

      Të fala sandrit, donald lu, vlahutin soreklles, kim fytyrëbythës, palmer lleshit, vucic dhe plot të tjerë ndërkombëtarë që ja arritën të fusin në rend të ditës drejtësinë e shpërthyer nga Rama.

      Tani qahuni nga juristët e plepave. Ose ju pelqejnë hetuesit veteranë të enverit ose ripjellësit e vjetër por në moshë të re të millonajt imerajt olsian çelës arben krajës etj

      Kujtoni sekuestrimin e ora news në kohë rekord 8 ditë!!!

  3. Kjo pra është drejtësia rilindëse.Ku ka vend në botë që prokuroria kërkon të gjejë burimin e informacionit.Është e mbrojtur me ligj por në Shqipëri nuk egziton ligji por Maliqi(Rama).Deri kur????

    1. Evropa e Amerika kane mbaruar me kohe per vete! Besimi ne to tashme eshte naivitet. Ceshtja eshte, cfar mund te bejme ne vete?!

  4. Te gjitha komentet ketu. Jan vetem nga nje dore. Per kete ve dhe bast po deshet.

    1. Hahahaha vetem ju ridhjerasit keni profile fallco..ce do qe nuk kane te drejte vote ato profilet fallco..ama ne po…prit 25sen

  5. Ku ka mendje normale pervec mendjeve te perdhunuara nga vettingu qe te pretendoje se identifikimi i burimit eshte i domosdoshem per zgjidhjen e nje ceshtjeje me minimalisht 10 mije autore/deshmitare dhe 910 mije viktima. Burimi eshte aq deshmitare sa jane keta 10 mije tjeret dhe nuk ka asnje cilesi unike. Drejtesi e perdhunuar. Kam frike se as drejtesia e vjeter nuk do mberrinte ne kete nivel absurditeti. Qendroni se nuk ka shans t’ja dalin ne kete rast, thjesht po diskreditojne si mos me keq veten dhe reformen.

  6. Ja dhe reforma e krit ne drejtesi e promovuar, shtyre e mbrojtur nga kllounet amerikane dhe europiane nen dirigjimin e cirkut te ketij sekti te cmendur.

    As qe ju duher databaze fare se qarkullojne pafund neper Tirane tashme, kjo eshte bindje ndaj urdherit te Rames per ndeshkim ndaj gazetareve qe guxuan ta denoncojne.

    Zyrat e LAPSIt duhet te merren ne mbrojtje nga opozita dhe te mos lejohet tu afrohet asnje bandit i Rilindjes

  7. Bushat dhe Shkullak do rrini urte apo tju turr Gazideden qe tju djege dhe tju rrahi.
    Per keta te Rames sillu verdalle,genje,ec para,jo kovidi jo aeroporti jo Meta hajdut dhe kriminel..e shtyn bythen.
    Ishalla nuk e degjon Saliu kete se jua tregon mire vendin…
    Qe Ju duhet ta mbroni me gjokset tuaja burimin e informacionit kjo dihet qe ju jeni Trima dhe Besnike.
    Por ka nje por qe shteti e kap leprin me qerre.
    Me besoni shume shpejt lepri juaj do kerceje ne qerren e shtetit.

    1. Pse nuk e ben nick-un Nje antar i Libras qe nuk ka lexuar asnje liber pervec Krubanit te Rames dhe i pelqen te behet Kurban per Ramen?

    2. Mos u gezo para kohe ! Edhe juve te Rivdekjes do t’ju vije rradha! …. Po sikur, … po sikur ??!!

      @”nje antar i LIBRAS”

  8. Qeveri mafioze.Vjedhja e të dhënave nga organizata mafioze e “rilindjes”,është identike me skandalin e Uotergejtit që rrëzoi Presidentin amerikan Richard Nixon,por edhe më keq.Disa persona të punësuar nga ndihmësit e Presidentit Nixon hynë në selinë e Partisë Demokrate në kompleksin Uotergejt për të instaluar pajisje përgjimi, ndërsa në Shqipëri( akoma më keq),Qeveria shrytëzon institucionet shtetrore për të marrë (për të përgjuar) të dhënat personale jo vetëm të kundërshtarëve,por gati të gjith qytetarëve dhe titullarëve shtetrorë!Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-s përbën vepër penale.Qeveria “rilindase” duhet të shpallet e jashtligjëshme si organizatë mafioze.Një ditë pasi pesë persona u arrestuan në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Ron Ziegler e quajti ngjarjen një “vjedhje ordinere”,të njëjtën gjë bën edhe jashqitja e kombit shqiptarë Edvin Escobar D’Rama,që kërkon ta banalizoi(ta babalezoi) këtë skandal me përmasa të frikëshme. Gazetarët e Washington Post kishin dyshime të forta se nuk ishte ashtu si thoshte Ron Ziegler,të njëjta dyshime kan edhe gazetarët ivestigues Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.Në SHBA sistemi drjtësisë është funksinal,në Shqipë i politizuar.Kush do të hetojë bandën e drogaxhiut Edvin Escobar D’Rama,shefi i SPAK-ut Arben Kraja,qe ketegoritizohet nga “patronazhisti” i tij Ermal Pishtari si votues i sigurtë i mafies “rilindase”?

  9. Prit prit se skeni pare gje akoma nese e votoni kete monster me 25. Diktatura nuk vendoset sa hap e mbyll syte, vendoset ngadale sic po vendoset.

  10. Marrezia nuk ka fund por ketu ka kapur majt edhe te inctitucioneve qe duhet ti luftonin , Ne kete vend duhet te jesh kriminel , hajdut , sahanlepires dhe injorant tqe te mbijetosh . Zot i Madh , ve dore ti dhe rregulloi gjerat siç dine vete , se perfunduam ne grmine .

  11. Gazetaret e nderuar te Lapsi.al kane bere nje nga zbulimet me tronditese se si nje organizate politike dhe kreu i saj, qe per 8 vjet ka dhe ushtron dy pushtete kryesore ne vend, ate ligjvenes dhe ekzekutiv, dyshohet se ne menyre te orgnizuar, te paligjshme dhe kriminale kane shkelur rende privacine e shtetasve te Republikes se Shqiperise dhe te dhenave te tyre personale. Pra, ne kete kontekst jemi para nje organizate politike te mirfillte kriminale kreu i te ciles eshte vete kryeministri.

    Fakti qe SPAK ne vend qe menjehere te sekuestroje cdo server dhe pajisje kompiuterike nga zyra e kryeministrit, tek partia socialiste dhe platforma shteterore per te mos lejuar shkaterrimin e provave, perkundrazi, kercenon gazetaret, do te shtjere ne dore provat e tyre si dhe te mesoje mbi identitetin e personit qe ka nxerre skandalin. Ne kete menyre duket i jep kohe organizates kriminale dhe kreut te saj te manipuloje te dhenat, prishe provat dhe zbuloje kush e nxori skandalin nga radhet e saj. Nje prove tronditese se si e gjithe reforma ne drejtesi, po deshmon se ne fakt eshte nje taktike e kesaj organizate kriminale dhe kreut te saj, per patur kontroll te plote te te gjitha pushteteve ne vend, perfshire ate gjyqesor.

    Akoma me trishtuese eshte fakti qe prej momentit te publikimit te lajmit dhe skandalit, ato qe flasim me shume per “reformen ne drejtesi” sic jane Ambasadori i SHBA ne Shqiperi dhe ai i BE, nuk kane bere asnje koment mbi kete skandal trondites. Ne SHBA skandalet me te dhenat personale nga pale te treta si Facebook apo Rusia, sollen ne ndryshime te forta ligjore dhe sanksione, ndersa BE ka nje nga korrnizat ligjore me strikte lidhur me privacine dhe te dhenat personale. Nuk dihet se si do kishin vijuarr ngarjet nese ne SHBA apo BE do te kishim raste si ne Shqiperi, kur vete qeveria perfshihet ne skandale te tille. Kjo tregon se ajo maska e mbeshtetjes u ka rene pertoke dhe u ka dale fytyra e vertete e atyre qe kane mbeshtetur dhe mbeshtesin me vetdije te plote nje organizate politike dhe kryeminister te perlyer deri ne fyt me korrupsion e tashme qe haptazi provohet se kane kapur shtetin.

  12. Kush me garanton mua si lexues qe database-i ne fjale e ka burimin tek Partia Socialiste?

    Ju shkruani se filan fisteku eshte “patronazhist” ndersa fistek filani i “patronazhuari” i tij.

    A keni verifikuar sepaku ndonjeren nga lidhjet me emra dhe mbiemra qe ndodhen ne database?

    A ju ka pohuar Arben Kuqi (i patronazhuar) fjala vjen se eshte kontaktuar nga Bledar Bardhi (patronazhist), me kerkesa si ato qe permban database-i?

    E kam fjalen per lidhjen faktuese mes nje file-i, qe mund ta kete prejardhjen nga kudo, dhe permbajtjes.

    Eshte kollaj te thuash “nuk e tregoj burimin”, s’ka nevoje fare per burim, ne kete rast, mjafton te hetohen lidhjet eventuale mes asaj qe shkruhet ne DB dhe personave te permendur.

    Me sa kemi lexuar neper media, ata qe e kane pare DB-in dhe kane lexuar emrat e patronazhisteve thone se nuk i njohin fare…kjo hedh dyshime mbi saktesine etj etj

  13. Fillun tu u sperdredh kurvat e lapsit.

    Kane nji jave qe po cajne trapin tu shkrujt per “skandalin”
    Tani qe po i pyet prokuroria, fillojne tuj thone qe ate e di gjithe bota…..

  14. Call Centeri’ i PD që quhet ndryshe si “byrektorja” me të rinjtë dhe të rejat që telefonojnë qytetarët gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse keta te fundit nuk ia kane dhene kurre numrin Partise Demokratike.

    Në fakt, e vërteta është që këta janë pikërisht ata të rinj të cilët telefonojnë çdo shqiptar në telefon duke ju thënë që duhet të votojnë Lulzim Bashën dhe pyetja që shtrohet është se kush ua ka siguruar të rinjve numrat e telefonit të të gjithë qytetarëve shqiptar.

    Por kete Grida nuk e sqaron dot, ndaj inkurajon te rinjte qe te vazhdojne te bezdisin qytetaret me telefonata, pasi u kane vjedhur numrat e telefonit.Gabim I i juaj deri ne faj eshte se ju keni dhene linkun të gjithe shpellkareve e ceceneve dhe keta neper lagje po tregojne se kush jane patrinazhistet dhe kane filluar konfliktet e para ne popullate duke i kercenuar nga keta skiftere qe kane akses ne linkun qe ju të dy keni shperndare dhe ky eshte krim,sa per mos tregimin e burimit jeni brenda te statusit te qenurit gazetar,por juve ju mbrojne financuesit greko serb dhe likja i floririt qe ka interests e veta

  15. Shoku zigur ata nuk i tregojne shoket.-lerini pa buke dhe uje.
    Komunista bythqirasigurimsaevgjiterfshatarehajdutedebilalegena…

  16. Gazetari duhet te mbroje burimin e informacionit me shume se jeten.
    Nxjerrja e te dhenave personale ne publik, madje edhe ne intres te partive eshte me teper se krim ndaj personit, eshte nje maskarallek. Ku jane organet e drejtesise?! Lapsi.al duhet dekoruar me dekoraten me te larte dhe jo te penalizohet. Ky skandal eshte me i rende se Uotergejti i famshem qe ka ndodhur ne SHBA ne shek.kaluar.
    Patronazhistet jane spiune me te ligj se te kohes se diktatures komuniste. Ata jane gjarperinj me helmues te shoqerise sone, ngjallin klime frike e pasigurie, futin fryme mosbesimi dhe percarjeje mes nesh. Ketij fenomeni duhet t’i pritet rruga. Nuk kane nevoje shqiptaret per patrone, per spiune.

  17. Hajd se burgu per burrat eshte.
    Trishtim i madh kur shikon Shqiperine te katandiset ne kete gjendje.
    Mjer Shqiptaret ca i pret ne mandatin e 3 dhe 4 te Rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu