• |
ide | kryesore

SPAK kundër Lapsit/ PS.al fsheh gjurmët online ku raportojnë Patronazhistët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas denoncimit të skandalit të të dhënave personale, pritej që prokurorët e SPAK të hetonin serverat e AKSHI, institucioneve të tjera të cilave iu janë besuar të dhënat nga qytetarët apo tw faqes së internetit të Partisë Socialiste. Por, në vend të merreshin me autorët e vjedhjes së informacioneve konfidenciale për 3.5 milion shqiptarë, fokusi i hetimeve nga prokurorët e SPAK u përqëndrua drejt gazetarëve të Lapsi.al.

Ç’po ndodh ndërkohë?

Pikërisht këto ditë ka nisur edhe shkatërrimi i sistemit dhe fshehja e gjurmëve online tw kwtij krimi skandali. Burimi që kontaktoi Lapsi.al brenda Partisë Socialiste zbuloi se sistemi funksiononte në dy nivele. Në nivelin e parë qenë Drejtuesit Politikë të PS dhe njerëzit e tyre të afërt. Përmes një software të komplikuar ata kishin akses për të dhënat konfidenciale të 3.5 milion shqiptarëve.

Në nivelin e dytë punonin patronazhistët, që shkëmbenin informacione për votuesit që mbikqyrnin dhe më pas negocionin apo shantazhonin, sipas rastit. Lexo shkrimin e plotë më poshtë.

Zbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë

Sipas shpjegimit që dha burimi i informacionit për Lapsi.al software i sistemit gjendej ose në celularët dhe kompjuterat e Drejtuesve Politikë të Partisë Socialiste, ose në serverin e PS.al.

Dje Lapsi.al raportoi se nëse klikoje tek ky link, https://anetar.ps.al/#/login shfaqej hapësira ku çdo patronazhist fuste User dhe Password dhe më pas futej në sistem nga ku raportonte komentet për votuesin dhe në varësi të interesave të tij, ky negociohej apo shantazhohej. Dje, nëse klikoje linkun shfaqej foto më poshtë, e bërë të dielën.

Sot Lapsi.al vuri re se në këtë seksion të faqes PS.al është e pamundur të aksesohet, pasi serverat e bëjnë të pamundur për patronazhistët të hyjnë dhe të shkëmbejnë të dhëna për votuesit që kanë në patronazh. (Shih poshte verifikimin e ores 19.30)

Deri një javë më parë sistemi i mbikqyrjes dhe shantazhit ndaj qytetarëve nëpërmjet patronazhistëve ishte plotësisht funksional. Madje Taulant Balla e mbrojti fillimisht, kur tha se të dhënat konfidenciale ishin mbledhur nga puna në terren.

Por kur kur shumë qytetarë ngritën zërin dhe mohuan dorëzimin e të dhënave për patronazhistët e PS, drejtuesit e Rilindjes kuptuan se ishin përballë një krimi që nuk mund të mbulohej më. Fill pas kësaj Rilindja e mohoi Database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, që denoncoi Lapsi.al, ndërsa prokurorët e SPAK po i lënë të qetë duke i dhënë të gjithë kohën e nevojshme vjedhësve të fshehin gjurmët dhe të shkatërrojnë sistemin online të patronazhimit.©Lapsi.al



26 Comments

        1. Po jo mo, po ky zoteria me lart paska info. Se komunistet e paskan punen pisk.
          Un jam vet komumist i flaket dhe me zun ethet, jo per vete. Po per kryetarin ton sali.

          1. hahahha na dhive tu qesh me humorin tend prej Patronazhisti. Ik tani shko nderoje me grusht liderin tend demokrat Gramoz KaRuci.

  1. Te 910,000 personat qe u jane mare NID pa autorizimin e tyre nga keto te famshmit hafije Rilindje, duhet te mblidhen para SPAKUT dhe te protestojne. Duhet ti kerkojne SPAKUT urgjent sekuestrimin e serverit te PS e-Albania dhe te hetohet ngjarja dhe te vihen para bankes se te akuzuarve pergjegjesit. Eshte e pafalshme qe ka nje jave e kusur qe ka plasur skandali dhe SPAKU flet gjume dhe i le kohe Rilindjes te shkaterroje te dhenat sic po ndodh.

    Sado komike ngjan, ky eshte nje skandal gjigand qe ne cdo shtet qe pretendon te jete demokraci eshte do kishte kthyer pembys qeverine e do ishin prapa hekurave te gjithe keto kamikaze qe me vetedije kane shkelur ligjin.
    Sigurisht, dhe ideatoret dhe patronazhuesit e ketyre patronazhisteve, Rama dhe Tao Palla qe pa piken e turpit dhe e pohojne kete gje.

    O SPAKK , o ju qifsha robt o hetuesa partie, ca duhet te prisni akoma mer ju qifsha robt.

  2. Babale babale..
    Shullak te kam then nga do ta kthesh e cfar do qe te besh, ne fund te dites ti ngelesh nje cop gazekari. Kurse ramen do ta kesh kryeminister te pakten edhe 5 vjet.

  3. Po sigurisht qe do presin sa te zhduken te gjitha provat, kot nuk e shpiken ramaformen ne drejtesi, u duhet per dite te keqija.

  4. Spak-u eshte nje tjeter leve e partise socialiste, asgje me teper.
    Udheheqesi i lavdishem i partise e i popullit nuk leshon pushtet ne asnje rrethane. Per nje milion votues jane 9000 patronazhiste, dyfishi me ate qe kishte Enveri me sigurimin e shtetit.
    Kjo eshte fytyra e rilindjes qe do e coje vendin ne Europe. Ne fakt po e ben kete vend nje oaz afrikan ne Europe.
    Bejni lavdi e kendojini kenge udheqesit te lavdishem qe Spiropali e krahason me Skernderbeun.

  5. Po qe kane numrin e identifikimit tend Patronazhistet eshte lajm koti, eshte bllof?
    Nejse, ju i jepni bythen Rilindjes nuk ju ben pershtypje aksesi qe kane ata ne te dhenat tuaja personale.

  6. Spaku, eshte si prokuroria qe i shkuan Sajme Qorrit per kontroll nja 2 jave pasi i thane qe do te vijme per kontroll. Mesazhi ( te kemi lene kohe boll mer bythqir zhduk provat:)))

    Edhe Spaku, do shkoje ke serveri i Rilindjes pas nja 2 muajsh mbasi te jene bere reset gjonat:)

    Ja pra, krisma nuk ka patur. Dhe nese ka patur, ato kane qene larg:)

    Vota kunder Paulinit eshte jetike per te ardhmen e Shqiperise.

  7. Komentoni te gjithe te profili i asaj kurves me emrin Mirlinda Karcanaj dhe shkoni te gjithe beni kallezim ne prokurori per ate qe te nxjerri gjithe palacot e tjere! Do shkruaj direkt te twitter i Biden ti them qe Yuri Qim ka nderruar krahun eshte bere pale kunder popullit, ben show dhe takon pikerisht ata qe jane kunder ketij populli! Poshte sistemi, lufte totale o popull

  8. Po dal nga tema. Ngjela komplet rrote kari.
    Vucicit i rreh zemra per Ramen , ky thote per Berishen se do Shqiperine e madhe.
    Mos e merrni me ne interviste se ka rrjedhur komplet

    1. Edhe mir, plak eshte Ngjela, shto ketu dhe vitet e burgut, normale eshte te rrjedhi. Fajin e kane keto qe e ftojne ne studio.

  9. Kriminale. Spak eshte aq i politizuar sa i vuri kapakun drejtesise
    Keta ne 26 prill duhen shkarkuarve cuar perpara drejtesi
    Kim te nxirret non grada
    Populli kerkon drejtesine e vertete jo ate mafioze

  10. Së dyti ai flet për deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha se ai ishte militant i PS. Jonuzi 40 vjeç, shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka mbajtur në lokalin e tij gjithw PD-nw. Por jo vetëm kaq. Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë, ku çunat problematikë bënin çfarë bënin, e rrinin më pas të sigurtë në lokalin e tij

    1. Po pse nuk zbatente ligjin dhe i arrestonte keto cunet problematik qeveria jote e dashur?
      Nuk ka rendesi me ke ka qene ky Jonuzi, rendesi ka qe ai ka qene ne kerkim nga interpoli dhe policia jone e dashur e ka lene te lire te levizte me pistolete ne brez.
      Edhe per kete gje prap Saliu e ka fajin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *