• |
ide | kryesore

Mesazhi i Mbretëreshës Elizabeth në 95-vjetorin e saj të lindjes:Jemi të trishtuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbretëresha Elizabeth ka festuar ditën e sotme për herë të parë ditëlindjen e saj pa bashkëshortin, Princin Philip.

Sipas mediave të huaja në shenjë respekti për të ndjerin e ndarë nga jeta, Mbretëresha ka vendosur të mos organizojë asnjë festëpër ditëlindjen e saj. Në faqen zyrtare të familjes mbretërore, ajo ka falenderuar të gjithë për ngushëllimet dhe urimet e ditëlindjes.“Me rastin e 95-vjetorit tim kam marrë shumë mesazhe urimi, që i vlerësoj shumë.Ndërsa si familje jemi në një periudhë trishtimi të madh, ka qenë një ngushëllim për të gjithë ne të shohim dhe të dëgjojmë telegramet ngushëlluese që i bëhen burrit tim, nga ata brenda Mbretërisë së Bashkuar, Komonuelthit dhe në të gjithë botën. Familja ime dhe unë do të doja t’ju falenderoja të gjithëve për mbështetjen dhe mirësinë që na treguat ditët e fundit. Ne jemi prekur thellë dhe vazhdojmë të kujtojmë se Philip kishte një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij”- ka shkruar Mbretëresha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *