• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Austri, përplasen për vdekje 2 shqiptarë pasi futen gabimisht në autostradë

-Instant, Lajme, Planet



Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë pas një përplasjeje mes dy veturash afër St.Pölten të Austrisë. Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1). Pesë persona të tjerë u lënduan, ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi pasi njëra prej veturave po lëvizte në krahun e gabuar, përcjell albinfo. Sipas policisë austriake, një veturë me numër të tabelave shqiptare, e cila ishte ndaluar për pushim në Völlerndorf, mendohet se mund të jetë futur gabimisht në autostradë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *