• |
ide | kryesore

Bardhi nxjerr VIDEON/ Pse Belinda Balluku duhet të shkojë në burg

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar edhe një herë videon ku denoncohet ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Sipas Bardhit ajo ka përdorur kartën e legalizimeve për të blerë vota në zgjedhje.

Bardhi thotë se Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut. Sipas Bardhit faktet janë kokëforta dhe ai rendit disa.

“1. Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.

2. Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.

3. Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.

Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Ballukun nga drejtësia!” – thotë Bardhi. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ku tha Bardhi se do ti coje provat se nuk e mora besh mire ? Ne SPAK ? Ha ha ha ha ha

    Shkodranet kane nje shprehje : A je i marre a ben vete.

    A nuk e din Bardhe ziu se SPAK eshte celule e nenes parti ?

  2. Nese ata qe moren legalizimet , nuk ju takonin legalizimet atehere do te ishte skandal.
    Por nese ato legalizime ishin te rregullta , nk shoh asnje problem.

    Keta te PDs ketej thone se legalizimet kane ngecur ne vend, tani bertasin pse beni legalizime para zgjedhjeve.
    Kjo eshte ajo ‘ blerja industriale ‘ e votave ?
    Ky eshte thjesht nje justifikim per performancen shume te dobet te PDs.

  3. Keta, per te justifikuar humbjen. Do dalin e do thone, pse qeveria ka punuar keto 6 muajt e fundit. Sipas tyre qeveria duhet ti kishte ven kycin ministrive, dhe punet te beheshin vet.
    Po per ata mjeshtrat e lsi, qe kishin dal si kambistat neper rruge me dengje me lek.
    Do thoni ndonje fjal, ju te pd. Apo leri ata, se per te humburin nuk flitet keq.

  4. Tani cfare do qe te nxjerrsh per manipulimin e zgjedhjeve nuk ka rendesi. Rilindja eshte bere si ajo kurva qe e kap me kar brenda dhe thote jo nuk po qihem. Tre liderat e Shqiperise Rama, Doshi, Veliaj ose Narkomani, Trafikanti, Pederasti. Me coni jashte dhe sillni nje nga Bangladeshi ne vendin tim se nuk me ngel qefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *