• |
ide | kryesore

Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi: Nëse Maqedonia e Veriut nuk arrin marrëveshje me Bullgarinë, Shqipëria mund të nisë negociatat me BE e vetme

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ditën e sotme do të vizitojë Shqipërinë. Mësohet se në orën 9.30, në aeroportin “Nënë Tereza”, do të mbahet një konferencë për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Varhelyi, ka deklaruar të martën në Shkup se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. I pyetur lidhur me gjasat që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në në qershor, Varhelyi ka thënë se kjo kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit. Po ashtu, Komisioneri u shpreh nga Shkupi se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë. Oliver Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.



7 Comments

  1. ”’ Oliver Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare ””

    Po sikur na ishin nja 15 kushte qe nuk ishin plotesuar.
    Ku shkuan ato ?

  2. Sa keq.
    Po ta merrte PD pushtetin, do ta kishte fitoren e pare hapjen e negociatave.
    Luli e premtoi.
    Sa te vime ne ne pushtet do hapim negociatat , tha.

  3. ouuu po ju te lapsit sikur kishit mendim tjeter per hapjen e negociatave,nuk qenkemi diktature dhe regjim ne?!?!

  4. Lajme te keqija do vijne ne ditet ne vazhdim per ty o Bushat.
    Shko me mire qe tani ne psiqiatri qe te parandalosh ndonje shkallim total mendor.
    Se po rreshqite nga mend , nuk te ben me derman as dreqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *