• |
ide | kryesore

Procesi/ Lapsi.al fiton kundër urdhrit të sekuestros nga SPAK

-Instant, Kryesore



Pas më shumë se një ore me plot diskutime, trupi gjykues i apelit të posatëm shpalli vendimin që e çlironte Lapsi.al nga detyrimi për të dorëzuar në SPAK celularët, kompjuterat dhe serverat e gazetarëve që publikuna skandalin e vjedhjes të të dhënave të 910 mijë qytetarëve të kryeqytetit për interesat elektorale të partisë Socialiste.

Pasi dëgjoi palët, avokatin Dorian Matlia dhe prokuroren e SPAK, Enkeleda Millonai gjyqatri Dhimitër Lara shpalli vendimin se e rrëzonte vendimin e shkallës parë që kishte urdhëruar sekuestron.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e paraqitur përkundrejt vendimit nr. 131, datë 18.04.2021, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është disponuar për: “shfuqizimin e vendimit nr.131, datë 18.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,” njoftoi Apeli. Interesantë do të jetë të lexohen edhe argumentet e vendimit të cilat nuk janë zbardhur ende.=, pasi ai ngjalli një reagim të pa pritur të shtypit ndërkombëtar dhe shoqatave për lirinë e shtypit.

Lexo më tej:

Andi Bushati:SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin

Me të plasur skandali i rrëmbimit të të dhënave personale dhe emrat e patronazhistëve që survejonin qytetarët e Tiranës, SPAK si një prokurori politike nxitoi në zyrat e Lapsi.al, pa guxuar të hetojë në zyrat e E Albania, nga dyshohej se kishin dlë këto të dhëna, apo në zyrat e partisë në pushtet që po i përdorte ato.

Redaksia jonë rrefuzoi të bëhej pjesë e kësaj loje me riskun se mund të zbulohej burimi i saj i informacionit. Në këtë situatë, prokuroria speciale përdori një ditë të dielë një gjykatëse dezhurn, e cila nuk mori mundimin as të dëgjonte palën e dëmtuar për të marrë  një vendim.

Iliriana Olldashi , nxori një urdhër që sipas shumë specialistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo urdhëroi sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, CD të medias Lapsi.al. Krimi i kryer nga gazetarët qe zbulimi i grabitjes së të dhënave personale që PS po i përdorte me patronazhistët e saj për qëllimet elektorale të 25 prillit.

Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur

Gjyqtarja e vettuar e Gjykatst së Posaçme është nisur në këtë vendim nga kërkesa e prokurores së SPAK, Enkeleida Millonai. Por më katolike se Papa, në vendimin e saj të gjykimit, ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të mbrojtjes së burimit.

Ky akt i njëkohësishëm dhe i rakorduar i SPAK dhe Gjykatës Speciale, dëshmonte se organet e drejtësisë së re kanë prioritet të merren me ata që zbuluan krimin e vjedhjes së të dhënave dhe jo me ata që e kanë kryer këtë krim. Sepse databaza që denoncoi Lapsi.al tashmë gjendet kudo, shumë personalitete publike e kanë bërë të qartë se të dhënat e tyre i kanë depozituar vetëm në e-Albania dhe drejtësia e reformuar përndjek dhe gjurmon gazetarët.

Natyrisht gazetarët mbështeten në kodin e tyre profesional që i detyron mos e dorëzojnë burimin. Gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë. Dhe Lapsi.al mbajti të njëjtin qëndrim.

Zbërthehet burimi i Lapsi.al/ Si e përdorin Drejtuesit Politikë të PS programin me të dhënat për 3.5 milion shqiptarë

Ironia është se nga frika për të hetuar shkelësit e ligjit, drejtësia e re zgjodhi merret me rrethanat anësore të ngjarjes. Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës, ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytetarëve, si cënues të rendit kushtetues që i kanë shpërndarë ato dhe do t’i detyrojë, përmes këtij presioni, të nxjerri se kush ka qenë spiuni që ka tradhëtuar Rilindjen duke dekonspiruar krimin që kryhej mes serverave të saj, e- Albania dhe patronazhistëve.

Pikërisht ndaj këtij vendimi absurd, reagoi edhe Strasburgu.

E rrallë /Gjykata e Strasburgut mbron Lapsi.al. SPAK nuk ka të drejtë ta sekuestrojë

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka hedhur poshtë urdhërin e SPAK dhe vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi kundër medias. Ajo vendosi t’i kërkojë qeverisë së Shqipërisë të ndalohen hapat për sekuestrimin e pajisjeve të punës, kompjuterave serverave dhe celularëvesë të Lapsi.al (faksimilja poshte).

Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al (dokumentet)

“Autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit të ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nr. 131 të 18 prillit 2021 dhe të ndalojnë sekuestrimin e çdo pajisjeje për ruajtjen e të dhënave dhe të dhënave kompjuterike / elektronike që u përkasin gazetarëve” – thuhet në njoftimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila u njoh me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës shqiptare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sekuestruar pajisjet e punës dhe kompjuterat me të dhënat elektronike të gazetarëve.

VIDEO/ Zëri i Amerikës: Ekspertët amerikanë mbrojnë Lapsi.al kundër SPAK

Vendime të tilla kaq urgjente merren shumë rrallë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila në këtë rast ka çmuar prioritare lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimit të informacionit.
©Lapsi.al



11 Comments

  1. Do ju mbyllin portalin dhe do tentojne te gjejne te gjitha burimet e informacionet, pasi keni shkelur vijen e kuqe te partise, keni bere publike dicka qe per PS eshte nje sekret shteteror, nuk duhet ta dine te gjithe se cfare ben shteti dhe PS me te dhenat e qytetareve.

    Nuk keni pare gje akoma…

  2. Per c’fare do hetoje SPAK, per Patronazhistet? Po me ato eshte mburrur vete Shtatmarrezia e Tij Rama, edhe mekembesi i fronit Velua i vogel. Pastaj, eshte Strasburgu!
    Mbase nuk kane zene mend nga Kollodoku 150 milion Euro qe hengri andej Shtatmarrezia nga Becchetti

  3. JU LUTEM ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU BEJENI NJE GJEST KOMBETAR DHE SHURRONI NE TAVOLINE TE SPAK-ut thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU SPAK-u EDI RAMA , TAO PALLA CARLO BOLJA BOLINO KRESHNIK SPAHIU FRROK CUPI KOL SALLAKU SKYPE MASTURBIMI LIVE ,BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZA KELLIRA MUNDEN VETEM TJUA LEPIJN QIMET E BYTHES KUR KENI VAPE

  4. Aty Strazburgu ka marë vendim këta vazhdojnë me gjykime alla komuniste!!!Kërkojnë spiunin!!Në një shtet normal duhej të hapej një hetim ndaj qeverisë.

  5. ZOTI BUSHATI SHE ZOTI SHKULLAKU JU LUTEM PYETENI PROKURORET NESER ,KY GREGU E KA VELLA APO BABA EDI RAMEN,SE YMER GELBAZA THOTE SE E KA VELLA NGA BABAI KRISTAQI thotë:

    SAIMIR TAHIRI DHE EDI RAMA E MBUSHEN ME DROGE SHQIPERINE DHE TOM DOSHI DHE RRAHMAN RRAJA BEHEN DEPUTET ,KURSE SPAKU I MUTIT THERRET 2 GAZETARET ME RACIONAL NE TROJET SHQIPTARE-

  6. Ne vend qe te denohet fajtori , qe ne kete rast jane patronazhistet dhe sekti mavi , akuzohet denoncuesi .
    Ky vend e ka te domosdoshme revolucionin .

  7. Muti I Kristaqit, Stalini apo kujtdo muti tjeter.
    Te jeni te bindur se ata qe kane ngrene buke ne tavolinen e Enverit do t’i bejne shurren c’do tavoline tjeter qe vjen nga qyteterimi perendimor.

  8. Ndaj Prokurores qe ka kerkuar sekuestro dhe gjyqtares qe ka miratuar ne ekstrem kete vendim te prokurores duhet te behet ankim ne ILD, KLP dhe KLGJ. Sigurisht qe per momentin nuk do veprojne por le te jete ankimi aty, pastaj ka forma te tjera, juridike sigurisht, qe keto dy funderrina te fillojne e te mendojne pak per bythen e tyre dhe jo per deshirat e pushtetit…..

  9. Me e bukur nga cdo gje e kesaj meseleje eshte karikatura ku Shkullaku dhe Bushati jane paraqitur si kone te rraces Ciuaua transportohen me cantat e bosave.
    Urime autorit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *