• |
ide | kryesore

Durrës/ Vdekja e familjes nga Gjilani, procedohen penalisht dy mjekët

-Instant, Lajme, Të fundit

Dy mjekë të qendrës shëndetësore të Manzës në Durrës janë proceduar penalisht në lidhje me vdekjen e tre personave nga Gjilani, anëtar të së njëjtës familje.


Ndërruan jetë shtetasit Elfete Haliti, Afrim Haliti, Ferdinaze Haliti.


Policia sqaron se ata dyshohet se kanë konsumuar kërpudha pasi i kanë mbledhur vetë ato.

E para qe ka ndërruar jetë ka qenë nëna e familjes Haliti, më pas djali e nusja e tij. Ata kishin blerë një banesë në zonën e Gjirit të Lalzit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesë janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

4 Comments

    1. Lironi mjeket sepse nuk kan faj te shkretet, ju te tjeret na falni sepse ja shperdoruam motren keti abdylislamistit! Nuk po I hiqet inati cte bej I shkreti na le fajin neve se e ka me lehte faktin qe motren e ka meraklike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu