• |
ide | kryesore

Merr flakë banesa në katin e pestë të një pallati në Tiranë, pronari dërgohet me urgjencë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë në rrugën “Aldi Boshnjaku” në Tiranë është përfshirë nga flakët rreth orës 14:50.

Banesa ndodhej në katin e pestë të një pallati dhe si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i shtëpisë.
Ai shfaqi disa shqetësime shëndetësore, por mbetet e paqartë si është gjendja e tij. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *