• |
ide | kryesore

Kërkoi falje për bombardimet/ Vuçiç: Qëndrimi i presidentit çek, historik

-Instant, Lajme, Të fundit



Ajo që ndodhi sot në Pragë hyn në librat e historisë. Kështu e komentoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç, faljen e kërkuar nga homologu Milo Zeman, për bombardimet e Natos në 1999.

“Sot kemi dëgjuar dikë që ka marrë pjesë në bombardimet ndaj Serbisë, të thotë: “na falni”. Zeman është i vetmi që, pas shumë vitesh, ndërsa është ende në detyrë, të thotë një gjë kaq të madhe dhe të rëndësishme”, deklaroi ai.

Zeman, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër i Çekisë, dha miratimin e tij për fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, me qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë. Kërkesa për falje erdhi të martën, pas një takimi në Pragë mes Zeman dhe Vuçiç.

“Dua të kërkoj falje për bombardimin e atëhershëm ndaj Serbisë. Dua ta lus popullin serb për falje. Gjithë kohën më ka munduar kjo gjë. Kur është vendosur për bombardimet, ne kemi qenë të anëtarësuar prej vetëm disa javësh në NATO. Kemi qenë të fundit që kemi dhënë pajtimin”, u shpreh Zeman.



4 Comments

  1. Po ore po shoku i ngusht i palles se Surrelit dhe ke pushtuar trojet Shqipe dhe prap i thua Qekut flm per zbythjen, Ruso Serbet pak e kan ate bombardim.

  2. Maksimumi mund te shprehjes keqardhjen per vdekjen e te pafajshmeve apo te thuash qe duhet te ishte shmangur, por te kerkosh falje pse parandalove vrasjen e mijera te pafajshmeve te tjere eshte pjerdhje e forte e logjikes. Perndryshe duhet t’i kerkosh falje dhe Sllobos, Ratkos e Radovanit se i hoqe nga pushteti legjitim qe pasken pasur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *