• |
ide | kryesore

Sekuestrohet një sasi e madhe parash në portin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas një aksioni në Portin e Durrësit, policia ka sekuestruar një sasi të madhe parash. Paratë ishin të fshehura në një furgon që vinte nga Anglia.

Paratë e sekuestruara janë në valuta të ndryshme dhe nuk dihet ende shuma totale. Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp, shkruan Balkanweb. Policia deri tani ka ndaluar shoferin, rreth 20 vjeç. Shoferi i ndaluar ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë te furgoni që ngiste, pasi bën transport mallrash nga Anglia në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *