• |
ide | kryesore

Princesha Beatrice konfirmon shtatëzaninë

-Instant, Paparazzi, Slider



Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë këtë vjeshtë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Çifti u martua në korrik të vitit të kaluar, në një ceremoni të fshehtë në All Saints Chapel, Windsor Great Park.

Planet për një event publik, siç ishte dasma e motrës së saj Princesha Eugenie, u shkatërruan nga pandemia e koronavirusit.

Princesha Beatrice dhe Mozzi u fejuan në shtator 2019, pas një romance të papritur.

Në një deklaratë në atë kohë, ata thanë: “Të dy jemi shumë të emocionuar që po fillojmë këtë aventurë jetese së bashku dhe mezi presim të martohemi.

Ne ndajmë kaq shumë interesa dhe vlera të ngjashme dhe e dimë që kjo do të na mbajë si një çift shkëlqyeshëm në vitet në vazhdim, plot dashuri dhe lumturi.”

Fëmija do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës, pas fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle që do të lind në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *