• |
ide | kryesore

Berisha nuk tërhiqet, padit për shpifje Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar lëvizjen e tij të parë pas zyrtarizimit të lajmit se ai është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se ka autorizuar avokatin e tij në Francë për të paditur në gjyq sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Berisha e akuzoi Blinken për shpifje.

“Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë. Për arsye që janë tërësisht të pa njohura për mua, Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje në mënyrën më të papritur, më shpifëse vendimin. Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive. Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, sic është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit”, tha Berisha.



9 Comments

  1. Agjenti i UDB-se antishqiptari me i madh pas Hamza Kastriotit dhe Ballallaban Pashes do te kruhet me aleatin tone me te madh. Kelysh i nomenklatures komuniste, do ikesh per lesh dhie bashke me Ramen e me Meten. Shqiperia e shqipetareve!

  2. Ju komentues funderin a mos flisni tani ky o felliqsira ju zhduku urin grat tuaja e fshini bythen me kashtra o pleher a
    Berisha I ketheu shqiperis dinjitet in

  3. Nje fakt interesant;
    Ne vitet 2007-2008 lidhur me nje projekt/kredi te bankes boterore ne Shqiperi, punonjesit e zyres ne Tirane punuan intensivisht duke iu kundervene qeverise shqiptare dhe ish-kryeministrit Berisha.
    Pas disa muajsh zinxhiri i doreheqjeve ne banken boterore ishte aq i gjate ne Washington saqe shkoi deri te zv/presidenti i saj Shego Katzoo.
    Pra, e verteta the pergjegjesia del edhe pse kemi te bejme me Washingtonin, edhe ato bejne gabime, sidomos kur marrin te mireqena cdo gje qe u serviret nga punonjes me preferenca politike.
    Lutem, refererojuni arkivave ne Ministrine e Financave dhe te zyra e bankes boterore ne Tirane per sa me lart, eshte nje rast mbase unik, qe edhe pse nje vend i vogel si Shqiperia solli doreheqjen e nr 2 te bankes boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *