• |
ide | kryesore

Skandali i zbuluar nga NYT: “Fifa e dinte për Super League dhe ishte aleati i fshehur i klubeve”

-Instant, F1, Sport



Nga faqet e New York Times vijnë detaje të reja të rëndësishme në lidhje me Super League. Pas analizimit të kontratës mes klubeve themeluese, gazeta zbuloi se projekti “shkëputës” kishte një “aleat” të fshehtë të jashtëzakonshëm: Fifa-n. Në detaje, dokumentet zbuluan se zhvillimi i nismës ishte i lidhur me miratimin nga organizmi botëror i futbollit, i përfshirë në marrëveshje me një emër të koduar dhe për këtë arsye, në dijeni të plotë për projektin dhe të gatshëm për ta mbështetur atë.

Detaj që bie në kundërshtim me qëndrimin publik të Infantinos pas njoftimit të 12 klubeve. Një prapaktheu i vërtetë, që NYT e pasuron me detaje të mëtejshme, duke përfshirë në cështje disa persona afër numrit një të Fifa-s, biseda të ndryshme mbi këtë temë në muajt e mëparshëm dhe një konsorcium këshilltarësh të quajtur A22. Një situatë potencialisht shpërthyese, e cila rrezikon të minojë besueshmërinë dhe të komplikojë pozicionin e organizmit më të lartë të futbollit.

Për momentin, nga ana tjetër, si pjesë e analizës së thelluar mbi çështjen me palët e përfshira drejtpërdrejt, është zbuluar edhe përmbajtja e një marrëveshjeje të mundshme mes themeluesve të Super League dhe Fifa-s. Marrëveshje që, gjithnjë sipas NYT, së bashku me një “kontribut të mundshëm të solidaritetit”, do të prekte gjithashtu edhe një pjesëmarrje të mundshme të klubeve themeluese, në projektin e ri të “Botërorit për Klube” të kërkuar nga vetë Infantino e që e kishte bindur edhe bankën e biznesit amerikan JP Morgan të investonte në turneun e hartuar nga Perez dhe Agnelli.

Të gjitha këto pastaj u mohuan nga qëndrimi i FIFA-s, që menjëherë u rreshtua përkrah UEFA-s në betejën kundër Super League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *