• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Vlorë/ 4 ekzekutime mafioze në 4 muaj

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vlora është kthyer tashmë zyrtarisht në një vatër të larjes së hesapeve dhe duket se forcat e rendit janë të paafta të marrin më në kontroll këtë qytet. Në 4 muajt e fundit aty janë shënuar 4 të vrarë në ekzekutime të qarta mafioze dhe që nuk i kanë trembur autorët pavarësisht se shënjestrat e tyre kanë qenë prezentë në zona të banuara.

Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 shkurtit kur u ekzekutua 40-vjeçari Gentian Qarri. Ai u qëllua me 20 plumba dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital. Automjeti që përdorën autorët dhe që u gjet i djegur në Pyllin e Sodës rezulton të jetë i vjedhur në Greqi. Qarri bënte aktualisht një jetë të rregullt ndërsa në të kaluarën ishte dënuar për trafik drogë në Itali.

Në 3 mars u ekzekutua në mes të ditës 31-vjeçari, Taulant Gjikaj. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se ai u ndalua në rrugë nga 2 persona të cilët më pas hapën zjarr duke e lënë të vdekur në vend. Edhe viktima kishte një armë në brez. Një Far West i vërtetë. Kjo është e vetmja ngjarje e zbardhur deri tani policia ndaloi njërin prej autorëve në përpjekje për tu larguar. pak ditë më parë u vetëdorëzua në polici edhe një person tjetër. Viktima Tauland Gjikaj ishte një emër i njohur për drejtësinë ndërsa ka qenë hetuar dhe dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentative, ndërsa mësohet se përdorte disa emra. Ai ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri të ndodhur në vitin 2018 në lagjen 28 nëntorit në Vlorë, ku mbetën të plagosur 3 persona. Pista kryesore ku po hetohet, është ajo per prishjen e pazareve të drogës.

Një tjetër ekzekutim në mes të ditës ndodhi në 10 maj kur në një atentat të mirorganizuar u vra Bledar Birçaj. Ai u qëllua me mbi 15 plumba në makinën e tij ndërsa udhëtonte me një efektiv të antidrogës dhe nipin e tij. Autorët u larguan me një benz ngjyrë gri që bën përjashtim pasi nuk është gjetur i djegur. Edhe Bledar Birçaj ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në janar të 2011-ës ai është arrestuar i akuzuar për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone. Viktima njihej si pronar i një lokali në zonën e Lungomares së këtij qytetit. Konfliktet e të shkuarës është një nga pistat ku po hetohet, por nuk përjashtohen as përplasje të reja dhe përfshirja në aktivitete të paligjshme. Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë vendit.

Rasti i fundit është ai i 38-vjeçarit Delon Troqe që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së premtes. Rreth 20 plumba kanë derdhur autorët mbi të riun Shënjestra u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë. Pas ngjarjes një makinë u gjet e djegur në afërsi të fshatit Sherishtë zonën e Kaninës e cila është përdorur nga autorët. Brenda saj u ishin edhe armët e krimit. 38-vjeçari i ekzekutuar sapo ishte kthyer nga Spanja. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Kujtojmë se Remzi Hoxha është zhdukur në Shqipëri në vitin 1995 pasi u rrëmbye nga ish-SHIK i Gazidedes, djali i tij tha dje në median e Kosovës se vendimi i SHBA për të ndaluar Sali Berishën dhe familjen e tij të shkojë në SHBA ishte një vendim i shumëpritur nga familja Hoxha, dhe si reagim për krimin mostruoz që i ndodhi babait të tij Remzi Hoxha.

    Duke folur në Kanali 10 në Kosovë, Adrian Hoxha tha se Sali Berisha është anti-shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

    “Unë Sali Berishën e njoh që prej 25 vitesh e gjysem, kur ka djeg dhe përvëlu familjen tonë dhe ne nuk i kemi eshtrat e babës. Pra 25 vite nuk kemi varr për babën.Shpellkaret e salihut po lajne hesapet mes tyre,salihu nuk i kontrolloni dot tani se fijet jane prere

  2. “kokat hengshin” thote KM jone vkars. O KM bythe po car mut shteti ke krijuar qe nuk je i zoti te parandalosh krimin. O KM koqe po keta te rinj mund te kishin shpetuar. Po ti ke neper Tr njerez civile biles edhe adoleshente me pistoleta neper xhepa o kurve. Nuk ke perballe Cosa Nostren por ke ca cuna blloku fansa te Noizyt qe sdine cbejne. E ke kthy vendin ne kasaphane. Nuk je ske qene e as sdo jesh burre shteti o mut. Sepse ske bythe.

  3. Te vraret Delon Troqe dhe Bledar Bircaj njihen mes tyre, mos jane ndoshta i njejti grup! Ketu duket qarte qe eshte nje grup “komando” vrasese qe po lan hesapet e shtetit! Mjafton te permendet ai komando i bllokut qe nuk e gjejne, pasja filluar pune fuqishem per narkoshtetin! Mos prisni qetesi ju bythqirat qe votuat PS, mbase ju kap plumbi dhe ju te shpetojme nga ca felliqesira sic jeni!

  4. Po pse mor tallazh pak kane vrare, detyruar te vriten apo ka shpronesuar rregimi famekeq i Rames. Pastaj cfare thote Adrian Hoxha nuk eshte e thene se eshte gjithe e verteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *