• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 35 raste të reja me COVID-19 dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të bie numri i rasteve të përgjithshme me COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 35 raste të reja me COVID-19 dhe ka humbur jetën një qytetar.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3167 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati”, shkruan ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (21 Maj 2021)
Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 556
Të shtruar në spitale 61
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,167

Testime totale 691,876
Raste pozitive 132,153

Raste të shëruara 128,425
Raste Aktive 1,287
Humbje jete 2,441

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 822
Korçë 117
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Berat 37
Fier 29
Durrës 16
Kukës 12
Dibër 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *