• |
ide | kryesore

Kanye nuk duket në ditëlindjen e të birit

-Instant, Paparazzi, Slider



Me një festë spektakolare , Kim Kardashian festoi ditëlindjen e dytë të djalit të saj Psalmi West.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” na qerasi me disa foto brenda festës, ku u vu re mungesa e Kanye. Mesa duket ndarja s’ka qenë miqësore dhe gjërat nuk janë aspak mirë mes dyshes.
Thuhet se Kanye nuk flet me Kim dhe madje ka kërkuar që ta kontaktojnë vetëm përmes sigurimit të tij.
Më herët është mësuar se dyshja mund të përballet me ligjin, pasi ish-punonjës të tyre po mendojnë t’i hedhin në gjyq. Disa nga punonjësit e dyshes thuhet se janë të pakënaqur nga kushtet e tyre të punës dhe po kërkojnë një zgjidhje për atë që ata pretendojnë se është sjellje e paarsyeshme prej vitesh.
Ky lajm vjen vetëm, pak muaj pasi disa njerëz të korit të shërbimit të së dielës hodhën akuza për Kanye. Asokohe u pretendua se reperi kishte keqtrajtuar disa punonjës.
“Që nga momenti që disa pjesëtarë të stafit të shërbimit të së dielës e hodhën ën gjyq, punonjës të tjerë po e mendojnë si mundësi. Nëse ngrihet një proces gjyqësor, një nga çështjet kryesore që do të diskutohet është se sa shumë kontroll Kim dhe Kanye kanë pasur mbi stafin”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Gjithashtu thuhet se disa nga punonjësit janë adoleshentë dhe se një pjesë prej tyre kanë punuar përtej kufirit maksimal. Nëse kjo vërtetohet atëherë Kim dhe Kanye do të akuzohen për shkelje të të drejtave të punës së fëmijëve.
Ndërkohë as Kim dhe as Kanye nuk kanë reaguar në lidhje me këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *