• |
ide | kryesore

Video/ Lewandowski në historinë e Bundesligës: thyen rekordin e Müller

-Instant, Sport, Video



Goli në minutën e 90 në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Augsburg e ka ngjitur sulmuesin e Bayern Munchen, Robert Lewandowski, në kuotën e 41 golave në sezon, duke e projektuar atë në legjendë: tejkaloi rekordin e sulmuesit legjendar bavarez, i cili zgjati nga sezoni 1971/72. Nga ana tjetër, Lewa, kapërceu rekordin në vetëm 29 paraqitje në kampionat këtë sezon, kundër 34 të Müller në atë kohë.

Një mesatare goli shkatërruese (1.4 për ndeshje) që e bën edhe më të pabesueshme arritjen e polakut. Pas golit, sulmuesi shpërtheu në një ngazëllim të papërmbajtshëm dhe në fund të ndeshjes ngriti në qiell trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesliga 2020/21. Pastaj, festa me shokët për triumfin në Meisterschale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *