• |
ide | kryesore

A do e përjashtonit Berishën nga grupi parlamentar i PD-së/ Ai është institucion, e vendos vetë distancën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar të  PD-së, Fatbardh Kadilli, në nisje të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike, ka treguar disa nga pikat ku mbështetet programi i tij për drejtimin e kësaj partie. Kadilli u pyet nëse do ta përjashtonte ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nëse bëhet kryetar i partisë, pas shpalljes non grata nga SHBA. Kadilli theksoi se ish-kryeministri Berisha është institucion më vete. Ai shtoi se Berisha e vendos vetë distancën mes tij dhe PD-së, si të jetë më e shëndetshme për Partinë Demokratike.

“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes institucionit mes PD-së dhe tij, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.

Më tej Fatbardh Kadilli foli edhe për platformën e tij politike, duke thënë se synon të ndryshojë PD duke e shndërruar në një lëvizje popullore që frymëzon shoqërinë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *