• |
ide | kryesore

“Armandon e vrava unë”/ Dëshmia e shqiptarit para gjykatës islandeze dhe dyshimet për të fejuarën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqiptari Angjelin Sterkaj ka pohuar para një gjykate islandeze se ai e ka vrarë i vetëm patriotin e tij Armando Beqiraj, më 13 shkurt të këtij viti. Të akuzuarit e tjerë kanë mohuar përfshirjen në këtë çështje.

Një prej tyre ishte vajza e re Claudia Sofia Coelho Carvahlo, e dashura e Angjelinit që tha se ishte e pafajshme. Në të njëjtën mënyrë u shprehën edhe Murat Selivrada dhe shqiptari tjetër i përfshirë Shpëtim Qerimi.

Por hetuesit kanë publikuar një fotografi nga nata e vrasjes ku duket qartë se Murat Selivrada, i tregon me dorë Claudias, dy makinat në pronësi të shqiptarit. E dashura e Angjelin Serkajt, u udhëzua t’i monitoronte lëvizjet e viktimës dhe kur ai të ishte në lëvizje t’i dërgonte mesazh Shpëtim Qerimit përmes Messenger. Në mesazh ajo sqaronte se me cilën makinë kishte zgjedhur të lëvizte shënjestra.

Çështja tani është shtyrë për 13 shtator, kur do të zhvillohet seanca e parë, ndërkohë që familja ka shprehur pretendimet e veta për vrasjen. Familja kërkon 70 milionë korona islandeze si kompensim.

Gruaja e Armandos, Þóranna Helga Gunnarsdóttir, në aktakuzë kërkon para për veten, djalin e tyre të mitur dhe fëmijën e porsalindur. Po ashtu ajo kërkon edhe 5 milionë korona dëmshpërblim për pagimin e shpenzimeve të varrimit. Edhe prindërit e Beqirit, që kërkojnë nga 5 milionë dëmshpërblim secili. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *