• |
ide | kryesore

Kosova tërhiqet nga reciprociteti me Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Qeveria në pushtet e Kosovës nuk e sheh zgjidhje reciprocitetin me Serbinë!”. Kjo deklaratë vjen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari.

Sipas mediave të Kosovës,Hajdari, në një deklaratë për mediat është shprehur se në rolin e ministres do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht sipas saj se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë.

“Kosova nuk është e përfaqësuar mirë (në iniciativa rajonale), Kosova shpeshherë ka sfida duke ditur që kemi një shtet fqinj që gjithmonë i pengon nënshkrimi i Republikës së Kosovës. Por ne së bashku, me bashkëpunimin tonë, do të punojmë që të jemi konstruktivë me të gjitha shtetet fqinje pavarësisht brengave që kemi, sidomos me një nga shtetet fqinje që është kryesore.

Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, deklaroi Hajdari.

Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e konsideronte reciprocitetin pikë fillestare në dialogun me Serbinë. Ai tha asokohe se reciproriteti do të ishte çështje ditësh ose javësh.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do ta bëjmë”, – shprehej Kurti.

Nuk dihet se nga ka ardhur ky vendim i papritur nga qeveria Kurti , ndërkohë që nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë kreui qeverisë Albin Kurti.



3 Comments

  1. Sa shpejt filluan ti bien puplat ketij revolucionarit .
    Politikan kalama, I papjekur.
    O Albin , jo cdo gje qe fluturon hahet .
    Eshte shume e lehte kur je ne opozite . Por kur vjen ne pushtet e shikon qe realiteti eshte shume here me i veshtire se cfare ke menduar ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *