• |
ide | kryesore

Nis në Tiranë “Panairi i Edukimit”, një mundësi për studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Çelet në Tiranë ‘Panairi i Edukimit’ një mundësi për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Panairi do të qëndrojë i hapur për dy ditë, në ambjentet e hotel “Plaza”, duke nisur nga data 27 maj.

“Nëse keni dëshirë të studioni në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holandë, Suedi etj ju mirëpresim te: Hotel Plaza më 27 dhe 28 maj 2021 nga ora 10:00 deri në 18:00. Cel, whatsapp, Viber: 0699955586

 Për studentët që kanë rezultate të shkëlqyera në mësime dhe njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze ofrohen bursa deri 75% të vlerës së mësimdhënies.”- thuhet në njoftimin e organizatorëve.



4 Comments

  1. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *