• |
ide | kryesore

Gjashtë ditë në Uells dhe tre ditë për të sfiduar Çekinë: ja programi mediatik e stërvitor i kuqezinjve

-Instant, Sport



Dy miqësore, të rëndësishme për performancë, por natyrisht edhe rezultat. Kombëtarja shqiptare ka nisur që nga dita e djeshme grumbullimin për dy ndeshjet e qershorit, kundër Uellsit në transfertë më 5 qershor dhe Republikës Çeke më 8 qershor po jashtë fushe. Kuqezinjtë janë akomoduar në kompleksin “Tropikal” në Durrës ku do të qëndrojnë deri më datë 1 qershor, për t’u nisur më pas drejt Uellsit për sfidën e parë.

Për të qenë gati në të gjitha aspektet, duke patur parasysh edhe rregullat anti-covid ende në fuqi, Federata Shqiptare e Futbollit ka programuar në detaje, mediatikisht dhe teknikisht vigjiljen e dy transfertave

PROGRAMI

E enjte, 27 maj

Seanca stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 28 maj

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:30, nga kompleksi stërvitor në Tropikal, Durrës
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 29 maj

Seancë stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës, ORA 10:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 31 maj

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:30, në kompleksin stërvitor në Tropikal, Durrës
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal në Durrës, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 1 qershor

Nisja e skuadrës për në Uells. Mbërritja në Kardif, ora 12:00.
Seancë stërvitore në Kardif, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 2 qershor

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:30, në hotelin e skuadrës në Kardif, Uells.
Seanca stërvitore në Kardif, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 3 qershor

Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 13:30, në hotelin e skuadrës në Kardif, Uells.
Seanca stërvitore në Kardif, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 4 qershor

Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 16:30, në “Cardiff City Stadium”, Uells.
Seanca stërvitore në stadiumin e ndeshjes, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 5 qershor

Ndeshja miqësore UELLS-Shqipëri, ora 18:00, në “Cardiff City Stadium”.
E diel, 6 qershor

Nisja e Kombëtares nga Uellsi për në Republikën Çeke, mbërritja në Pragë, ora 12:30.
Seanca stërvitore në Pragë, ORA 17:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 7 qershor

Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 17:30, në “Stadion Letná”, Pragë.
Seanca stërvitore në stadiumin e ndeshjes, ORA 18:00.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 8 qershor

Ndeshja miqësore Republika Çeke – Shqipëri, ORA 20:15 në “Stadion Letná”, Pragë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *