• |
ide | kryesore

Moti për fundjavën, e shtuna me diell, por e diela rikthen vranësirat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore. Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu lokale kryesisht përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *