• |
ide | kryesore

Spitali i Erdoganit në Fier, barnat, pajisjest dhe shërbimet do t’i marrë nga spitalet e Vlorës, Gjirokastrës e Fierit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përgjatë një periudhe 3-mujore Spitali Rajonal “Memorial” i Fierit do të duhet të mbështetet në spitalet e qyteteve të tjerë për të plotësuar nevojat për barna, pajisje mjekësore apo shërbime.

Gjithçka përcaktohet në një urdhër të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që është publikuar në Fletoren Zyrtare e ku specifikohen edhe insitutcione spitalore përgjegjëse për këtë detyrim.

Sipas urdhrit do të jetë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalet rajonale në Vlorë, Fier e Gjirokastër si dhe Spitali Bashkiak i Lushnjës që do të angazhohen maksimalisht për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave për mallra dhe shërbime të domosdoshme për vënien në funksion të këtij spitali.

Në urdhër, kohëzgjaja 3-mujore konsiderohet si periudhë mobilizimi, deri në përfundimin e procedurave ligjore organizative, administrative etj., për vënien në funksion me kapacitet të plotë të tij. Ndërkaq, shpenzimet shtesë të këtyre institucioneve spitalore për mbulimin e nevojave për mallra dhe shërbime do të financohen nga Fond i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Spitali “Memorial” i Fierit do të jetë i nivelit terciar, duke ofruar shërbime të avancuara në shumë specialitete sikurse është kardiologjia, kardiokirurgjia, neurologjia, nefrologjia, etj.

Ai do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administrativ.



4 Comments

  1. E cuditshme!
    U be me shume se nje here qe kjo gazete vazhdon t’i beje reklame qeverise.
    Mesaduket Bushati ne metamorfozen e tij ka pesuar mutacion.
    Gjithsesi duhet pershendetur mbasi me ne fund po pajtohet me te vertetat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *