• |
ide | kryesore

Pfizer konfirmon marrëveshjen me Kosovën për vaksina kundër COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Megjithatë në përgjigje janë ofruar pak detaje mbi marrëveshjen. Aty është thënë se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale.

“Marrëveshjet për dozat dhe kohën e dërgesave arrihen në pajtueshmëri me qeveritë, ashtu sikurse dhe Qeverinë e Kosovës dhe detajet janë konfidenciale”, është thënë në përgjigje.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë të premten përmes një postimi në Twitter se këto doza vaksinash do të dërgohen në Kosovë deri në fund të vitit. Me 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer. Pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia ka thënë në një konferencë për media se nga 15 qershori do të nisë së zbatuari plani i imunizimit në masë kundër koronavirusit.

Vitia po ashtu ka thënë se plani i imunizimit në masë parasheh dhënien e një numri mes “300 mijë dhe 400 mijë vaksinave në muaj”.

Kjo është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me ndonjë kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit. Deri më tani, Kosova ka përdorur vaksinat e dhuruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian. Të enjten, Kosova ka pranuar një kontingjent prej mbi 100 mijë vaksinash të kompanisë Pfizer nga COVAX-i.

Aktualisht, po vaksinohen personat personat nga mosha 65 deri në 79 vjeç, pasi u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe personeli shëndetësor. Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës./REL

 



5 Comments

  1. Ppffffff!
    Edhe te ne do te vijne sonte 643 vaksina, po s’del njeri ta bertase ne CNN – thjesht del kryeministri ne Rinas

  2. Nje qeveri normale qe ben punen e saj pa propagande e pa zhurme.Sikur t’a kishim dhe ne nje te tille …

    1. o kar si pa zhurme e pa propagande, ka 5 dite qe lexojme cdo dite tek lapsi qe kosova merr 1 milion vaksina pfizer, ca te duket kjo ty kari me zile Per te mos fol per konferencen qe beri Kurti qe ngjante sikur te ishte Skenderbeu qe arriti fitore historike me marrjen e vaksinave…. nderkohe qe po mund ti marri mbas 6 mujash kur kan filluar shtet e tjera e qe nderkohe kishte oferte sado modeste per vaksina nga Shqiperia. Po preferoi ti vaksinohen qytetaret ne Serbi vetem oferten e Rames te mos pranoje

  3. kete nuk e kuptoj
    Phizer thote qe sasia dhe koha e dergimit jane konfidenciale ( pra nuk duhet te dalin ne publik) , kurse ky ministri i shendetesise thote dhe numrin dhe se deri kur duhet te vijne ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *