• |
ide | kryesore

Sadilek mund të debutojë me Çekinë kundër Shqipërisë: Silhavý mendon për testin e fundit para Euro 2020

-Instant, Sport



Republika Çeke shkon drejt miqësores me Shqipërinë në 8 qershor në Pragë me një çështje të hapur, që për momentin i shqetëson edhe më shumë se testi me kuqezinjtë. Tekniku i Çekisë Jaroslav Silhavý e shpalli listën me 25 lojtarë, me të cilën do të menaxhohet edhe për takimin me të besuarit e Rejas, por lista kishte një emër më pak se ajo e lejuar nga UEFA, sepse vendi i fundit ishte për Ondrey Kúdela, që priste vendimin e apelit të tij në lidhje me akuzat për sjellje raciste.

E megjithatë Apeli e gjeti lojtarin fajtor, duke bërë që për Euro 2020 Cekia të thërrasë mesfushorin difensiv Michal Sadílek. 21-vjeçari Sadílek ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin kombëtar, edhe pse ka luajtur për vendin e tij në Kampionatin Evropian U-21 në fillim të këtij viti. Ndërkohë, Kudela i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin kundër dënimit prej 10 ndeshjesh, por vendimi nuk do të mbërrijë në kohë dhe lojtari do të humbasë turneun europian.

Gjithësesi Cekia ka alternativa, pavarësisht rëndësisë që kishte Kudela për teknikun Silhavy. 11 nga 26 lojtarët e grumbulluar nga Cekia luajnë në kampionatin kombëtar, por pikat e forta janë portieri i Sevilla Vaclik, mbrojtësit Coufal e Kaderabek, mesfushori Soucek dhe sulmuesi i Leverkusen Patrik Schick.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *