• |
ide | kryesore

FOTO/ Shqiptari i vrarë në Athinë mbante antiplumb, autori iku me taksi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë dhënë detaje nga ekzekutimi mafioz i një shqiptari 34-vjeçar pasditen e së dielës në Athinë. Viktima është Aristidh Papa, një person me precedentë penalë në të kaluarën i dënuar për trafik droge, grabitje dhe vrasje të mbetur në tenativë.

Papa u kishte shpëtuar 3 atentateve dhe ky ishte shkaku që lëvizje me antiplumb të veshur në trup. Mesa duket ky fakt ishte i njohur për atentatorët që këtë herë e qëlluan nga afër dhe në kokë. Të paktën 8 plumba qëlloi autori kur Papa ishte ulur në një kafene rreth orë 17.55.

“ProtoThema” shkruan se dyshimet janë se shkak janë bërë përplasjet mes grupeve kriminale dhe bandave të trafikut të drogës që veprojnë në qendër të Athinës. Ndaj Papës kishte pasur një atentat edhe në muajin shkurt në Sheshin Attiki dhe autorët u larguan me një taksi ku lanë edhe pistoletën e përdorur në krim. Edhe këtë rast, autori u largua me një taksi. ©LAPSI.al

sepoliamain1 sepolia__1_ sepolia__2_ Εκτέλεση σε καφετέρια στα Σεπόλια

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *