• |
ide | kryesore

Lidhja dhe ndarja nga Miley Cyrus, çfarë thotë Cody Simpson

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus dhe miku i saj i fëmijërisë, Cody Simpson, nisën një romancë së bashku në fillim të vitit të kaluar dhe gjërat dukeshin perfekte mes tyre. Në rrjete sociale nuk mungonin dedikimet e shumta për njëri-tjetrin dhe fotot e nxehta, mirëpo nuk dimë ç’ndodhi dhe gjithçka përfundoi sa hap e mbyll sytë. Në muajin gusht të vitit të kaluar, Miley dhe Cody i dhanë fund marrëdhënies pa kthim prapa dhe pa i dhënë më asnjë shans njëri-tjetrit.

Së fundi, Cody Simpson foli për herë të parë për romancën e tij me Miley Cyrus, duke e quajtur marrëdhënien, “vetëm një fazë”.

“Gjithçka përfundoi mjaft miqësisht,” tha Simpson gjatë një interviste për australianen “60 Minutes”, duke iu referuar ndarjes së çiftit në gushtin e vitit të kaluar. “Ishte vetëm një nga ato fazat, mendoj. Është diçka që e kalon dhe mëson shumë prej saj. Unë e kam njohur atë prej një kohe të gjatë,” tha Simpson, duke shtuar, “Ne kaluam nga një lloj miqësie e mirë me shumë miq të përbashkët, në të qenit të dashur për një kohë.”

Kujtojmë se pas ndarjes, Cyrus foli për ndarjen e saj nga Simpson gjatë një lidhje virtuale në “Instagram Live”.

“Dy gjysma nuk mund të bëjnë një të tërë dhe ne po punojmë individualisht vetëm për veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si të gjithë në këtë moshë”, -tha Cyrus në atë kohë. “Ne kemi qenë miq për 10 vjet dhe do të vazhdojmë të jemi miq, kështu që thjesht mos spekuloni për gjëra të pavërteta.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *