• |
ide | kryesore

Arrestohen 5 persona në Tiranë të kapur me drogë dhe armë, pranga dhe 4 shoferëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar 5 persona në Tiranë pasi janë kapur me drogë e armë.

22-vjeçari F.M, u kap në banesë me sasi kanabisi kurse tre të rinj së bashku me një 58-vjeçar në një ambient u gjetën me kanabis, kokainë, pistoletë manovër e thikë metalike.

Po ashtu 3 shoferë kanë rënë në pranga, kurse një 29-vjeçar u arrestua gjithashtu pasi në firmën që administron i është dëmtuar një punëtor.

Më 4 qershor njofton Policia, ka ndodhur një vetërasje në rrugën ‘’Mustafa Lleshi’’ ku një 80-vjeçar në kushte depresioni i dha fund jetës.

Po ashtu 3 ditë më parë një 57-vjeçar ra aksidentalisht nga lartësia e banesës dhe prej plagëve ndërroi jetë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrrestimin në flagrancë të shtetasve :

F.M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, gjetën dhe sekuestruan sasi me lëndë narkotike kanabis;

Sh., 26 vjeç, A. F., 19 vjeç, B. F., 21 vjeç dhe F. F., 58 vjeç, pasi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” gjatë kontrollit fizik dhe të ambientit ku u konstatuan këta shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë, një pistoletë manovër, dhe një thikë metalike.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 29 vjeç pasi në firmën në administrim të tij është dëmtuar punëtori i firmës shtetasi H. S., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Z., 41 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

K., 45 vjeç dhe F. K., 35 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Me datë 04.06.2021, në rrugën “Mustafa Lleshi” dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë në banesën e tij shtetasi R. M., 80 vjeç.

Me datë 02.06.2021, në Bathore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij shtetasi H. L., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital.

Më datë 04.06.2021, në fshatin Shkozë-Bardhe, Njësia Administrative Fushë Krujë, është gjetur mjeti i braktisur “Benz Mercedez”, në pronësi të shtetasit B. M., 47 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *