• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë sjellin Sarrin tek Lazio: akord total mes Tares e ish-trajnerit të Juventus

-Instant, Sport



Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ardhshëm i Lazios. Takimi i gjatë midis menaxherit të teknikut, Claudio Lotitos dhe Igli Tares dha një rezultat pozitiv dhe sot pritet të nënshkruajë marrëveshjen. Një marrëveshje totale, e cila erdhi në fund të një konfrontimi në të cilën u prekën dhe depozituan detajet në lidhje me angazhimin, kohëzgjatjen e kontratës dhe merkaton. Sarri do të nënshkruajë një dyvjeçare me një opsion për sezonin vijues prej 3 milionë në vit plus bonuse, që mund të rrisin pagën deri në pothuajse 4 milionë.

Arritja e një marrëveshje nuk ishte e lehtë dhe u desh pak kohë sepse në kontratën e teknikut janë përfshirë disa opsione që lidheshin me rritje të pagave. Nga numri i fitoreve në kampionat, me bonusin që do të shkaktonte suksesin e 20, te kualifikimi në Champions apo Europa League, duke kaluar nga triumfi i titullit. Objektiva ambicioze, të cilat në fund të ditës konfirmuan vullnetin e përbashkët për të filluar një projekt të profilit të lartë.

Fali Ramadani, menaxheri shqiptar i Sarrit, u kujdes për detajet me Lotiton dhe Taren, por Sarri ndoqi të gjithë negociatat nga shtëpia e tij në Toskanë i sinjalizuar vazhdimisht nga menaxheri i tij. Palët diskutuan gjithashtu edhe për stafin dhe pagën që do t’u garantohet bashkëpunëtorëve, një grup prej 4-5 vetash të udhëhequr nga ndihmësi historik Giovanni Martusciello.

Gjatë takimit u fol edhe për merkaton. Në takimin me presidentin dhe drejtorin sportiv, Sarri ka shpjeguar konceptin e tij për një modul 4-3-3. Dhe Ramadani përsëriti kërkesat, duke konfirmuar nevojën për të paktën dy blerje të rëndësishme dhe qëndrimin e të gjithë emrave të mëdhenj, nga Immobile te Luis Alberto përmes Acerbi dhe Milinkovic-Savic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *