• |
ide | kryesore

45-vjeçari që u vra në Peqin, pas ngjarjes autori shkoi i qetë në shtëpi (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



45-vjeçari Ylber Xhahysa mbeti i vrarë me armë zjarri tip pistoletë mëngjesin e sotëm në Peqin, pasi autori Leonard Bashaliu qëlloi në drejtim të viktimës duke e lënë atë fillimisht të plagosur. Xhahysa u dërgua në spitalin e Peqinit por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Autori pasi ka kryer vrasjen është larguar me qetësi nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar në shtëpi ku dhe është arrestuar nga policia.

Ai ka deklaruar se me viktimën kishte pasur një konflikt të hershëm për motive banale që daton 5 vite më parë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *