• |
ide | kryesore

Një shtëpi, makina dhe shezlongu e larguan nga United: Gascoigne nuk foli 6 vjet me Ferguson: “Më tha ‘bastard trashaluq”

-Instant, Sport



Verë 1988, Paul Gascoigne është ylli i ri i futbollit i Madhërisë së saj. Të gjithë e kërkojnë, të gjithë e duan. E brenda disa ditësh, tre thirrje të ndryshme telefonike vendosën të ardhmen e talentit të Newcastle. Historinë e ka rrëfyer vetë Gazza për Talksport, duke filluar nga momenti kur telefoni i shtëpisë ra për herë të parë. Ai që telefononte ishte trajneri i Liverpool…

“I them tim ati: ‘Babi, është Kenny Dalglish. E ai thjesht përgjigjet: ‘bir, paratë'”. Sa keq që pati një problem të lehtë komunikimi. Edhe për një djalë nga Neëcastle, theksi skocez i King Kenny është shumë i ndërlikuar për t’u deshifruar. “Fola me Dalglish, por nuk kuptova asnjë fjalë të asaj që tha. Kështu që marrëveshja me Liverpool u hodh në erë”. Nuk ka problem, sepse Gazza-s nuk i mungonin kërkesat dhe në fakt telefoni ra përsëri. Në anën tjetër të telefonit është një tjetër skocez, Sir Alex Ferguson. “Përsëri, babai im më shikon dhe më thotë: ‘paratë’. Unë i thashë Sir Alex se do të nënshkruaja me ta. Dhe ai më thotë: ‘Unë jam duke shkuar me pushime, kur të kthehem do të jesh i United, shihemi në Old Trafford’. Unë i thashë po, u kënaqa. Pas disa ditësh, United do të më kishte blerë për 2.2 milion paund”. Por më pas telefoni ra për herë të tretë.

“Ishin Spurs. Babai më tha: ‘jo, ti nuk do shkosh te Spurs, do të shkosh te Manchester United’. Dhe kjo është ajo që i përsërita presidentit. Por ai u përgjigj: ‘ne do të blejmë një shtëpi për prindërit e tu’. I thashë babait tim dhe ai papritmas më tha: ‘Çfarë po pret, bir? Thuaji atij gjithashtu që kam nevojë për një makinë. Dua një BMË dhe do ta zgjedh vetë shtëpinë’. Kështu që mora makinën të shkoj të nënshkruaj me Tottenham, kalova pranë Old Trafford dhe fillova të dridhem. Me veten mendova: ‘Sir Alex Ferguson do të jetë i zemëruar me mua.’ E pastaj, ndërsa gati po arrija më mori motra: ‘nëse mami e baba do kenë një shtëpi, unë dua një shezlong për të marrë rreze dielli’. Dhe kështu që mendoj se marrëveshja shkoi mirë pikërisht për atë shezlong”.

Sir Alex natyrisht kishte diçka për të thënë. “Kam marrë shumë letra nga tifozët dhe një ditë erdhi një e madhe nga Ferguson. Më masakroi, më shkruajti” budalla, bastard, trashaluq’. Më tha se ai mund të vendoste të shkonte te Real Madrid ose Barcelona, por zgjodhi klubin më të madh në botë. Dhe nuk më foli për gjashtë vjet”. Pastaj gjërat u përmirësuan, por për Gascoigne, United mbetet një keqardhje. Edhe sepse ajo skuadër bëri histori. “Në sezonin e parë Tottenham doli më mirë sesa United, kështu që mendova se ishte në rregull. Por gjatë viteve të ardhshme ata filluan të aktivizonin njerëz si Beckham, Scholes, Butt dhe të fitonin kampionatin me lehtësi. Dhe në atë moment mendova, dreqin, unë mund të kisha qenë atje. Dhe ndonjëherë mendoj për gjithçka që ata kanë fituar me Sir Alex, ka momente kur e gjej veten duke imagjinuar se si do të kishte qenë të shkoja në Manchester United”. Megjithatë, historia nuk bëhet me “nëse” ose “por”. Përndryshe, ajo e Gascoigne do të kishte qenë përfundimisht ndryshe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *