• |
ide | kryesore

Samiti i liderëve të Ballkanit mbahet nesër në Tiranë, merr pjesë edhe Kurti

-Instant, Lajme, Të fundit



Zhvillohet këtë të enjte në Shqipëri, samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në Tiranë do të marrë pjesë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti. Lajmi u konfirmua nga mediat kosovare pas takimit që Kurti pati me ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi, i cili e njohu mbi programin dhe përgatitjet e samitit. Kosova në takimet e mëparshme nuk ka dashur të marrë pjesë.

Ky samiti do të drejtohet nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi do të diskutojnë për projektet në rajon të përfituara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vitin e kaluar, takimi i 6 liderëve te Ballkanit Perëndimor u zhvillua online, por u njoh si Samiti i Sofjes.



2 Comments

  1. korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë. Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të Presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.Ky sikur nuk e njoh e kete samit po tani cfare do thote ky albini i kurtajve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *