• |
ide | kryesore

“Jam gati për tu kthyer në stërvitje”: Eriksen mesazh shokëve të kombëtares

-Instant, Sport



Christian Eriksen duket se e ka kaluar më të keqen: është kthyer në jetë pasi i shkoi vdekjes fare pranë. Tani mjekët e vetë Eriksen duan të atë që ndodhi, cfarë e provokoi shembjen në fushë në minutën e 43′ të ndeshjes mes Danimarkës e Finlandiës e ifarktin: mesfushori si ka konfirmuar mjekët e klubeve nuk ka patur kurrë problem as te Tottenham e as të Inter.

Deri tani të gjithë qartësimet kanë rezultuar negative, por mjekët në Copenaghen, ku danezi është transportuar pas dramës, duan ti shkojnë deri në fund. E kërkon këtë edhe Eriksen që dëshiron ta jetojë jetën si më parë. “Ai ishte i lumtur sepse e kuptonte se sa shumë dashuri ka përreth – ka thene Schoots për Gazzetta dello Sport – Ai mori mesazhe nga e gjithë bota dhe ishte i impresionuar nga ata të Interit, jo vetëm nga shokët e skuadrës, por edhe nga tifozët”.

Vetë Eriksen i ka qetësuar të gjithë: “Si jeni? Më duket se ndiheni më keq se unë. Unë jam gati të stërvitem”, i ka thënë ai shokëve të Danimarkës në një videotelefonatë. Mesfushori i ka qetësuar të gjithë dhe është gati të bëjë tifo për ta që në ndeshjen kundër Belgjikës së Lukakut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *