• |
ide | kryesore

Qeveria shqiptare miraton një tjetër marrëveshje sekrete me Pfizer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka miratuar një tjetër marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e një tjetër sasie vaksinash anti-covid.

Në vendimin e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, thuhet se kjo marrëveshje nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare” për shkak të sekretit tregtar.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për këtë marrëveshje, sipas kushteve të tekstit të saj, bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2
Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.



3 Comments

  1. Po zhdukin Shqiptaret keto kurvat cifute te sorriosit qe na i ka vene amerika ne pushtet. Popull ngrihu dhe zhduki para se te te zhdukin

  2. njerëzimi ka njohur edhe liderë “polifemë”, që kanë përdorur forcën e dhunën për të arritur synimet e tyre duke i detyruar të tjerët t’u nënshtrohen atyre, lidera “përbindësha”. Shembuj klasikë të liderëve që kanë përdorur forcën/dhunën/detyrimin për realizimin e qëllimeve janë Adolf Hitler, lider i Gjermanisë naziste, Sllobodan Millosheviç në Serbi dhe Sali Berisha në Shqipëri. Secili prej tyre ka shfrytëzuar autoritetin dhe rreptësinë që t’i detyrojë të tjerët që të sillen në mënyrën e parapërcaktuar. Pretendohet se liderët të cilët e përdorin imponimin nuk janë shembuj për lidership ideal e historik. Liderët të cilët e përdorin imponimin forcën e dhunën më tepër përqendrohen në qëllimet vetjake e më pak për nevojat e interesat e popullit të vet.O Bos hhhh dil dhe lufto po ke bythe o loqja e bythelepirsi i salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *