• |
ide | kryesore

Kthjellime dhe temperatura të larta, si do të jetë moti sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Mbetemi edhe ditën e diel në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë. Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *