• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian flet për ndërhyrjet estetike: Ndihesha keq me veten

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian u është përgjigjur së fundmi të gjitha aludimeve për ndërhyrje estetike.

Në bashkimin e fundit të KUWTK, Khloe ka rrëfyer se para nisjes së spektaklit kishte shumë besim tek vetja, por gjithçka ndryshoi pasi njerëzit nisën ta ofendonin.“Unë kisha shumë besim tek vetja dhe ndihesha e sigurt para spektaklit. Kur filluan komentet negative, atëherë nisa dhe unë të ndihesha keq me veten e mendoja ‘Oh, kjo është mënyra se si më shohin njerëzit e tjerë’. U bëra shumë e pasigurt për shkak të gjithë gjërave që më thoshin të tjerët.Për mua të gjithë njerëzit thonë ‘Oh Zot, ka bërë transplantin e tretë në fytyrë’, por unë kam bërë vetëm një ndërhyrje në hundë. Dhe të gjithë mërziten pse unë nuk flas për këtë pjesë, kur askush nuk më ka pyetur mua”, është shprehur Kardashian. Gjithashtu ajo tregoi se  ka provuar dhe injeksionet, por nuk është fanse e botoksit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *