• |
ide | kryesore

Vlorë/ Helmohen nëntë qenë brenda një qendre të kujdesit për kafshët

-Instant, Lajme, Të fundit



9 qenë janë helmuar ditën e sotme në një qendër të kujdesit për kafshët në Vlorë. Ngjarja është bërë publike nga mësuesja Entela Guberaj e cila prej 8 vitesh është aktiviste që kujdesej për qente e braktisur. Sipas Guberaj-t, qentë do të dërgoheshin drejt Italisë ditën e nesërme për t’u adoptuar nga familjet italiane.

Ky është një fenomen shqetësues i cili po vjen gjithmonë e në rritje, pasi ka raste të shumta të braktisjes së qenve apo edhe të helmimit të atyre që janë endacakë nëpër rrugë. Por këtë herë është një rast ndryshe pasi ka ndodhur pikërisht brenda një qendre të kujdesit ndaj kafshëve, që supozohet të jetë vendi më i sigurt për ta.



2 Comments

  1. Nuk i duan kafshet ne Shqiperi pasi kafshe jane vete njerzit, kafshe shtazarake, mjafton te ndodhi dicka se Shqiptare e kane bere po he.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *